Panorama (Albania)

Begeja: Pësojmë gola naivë, asgjë nuk është mbyllur

-

Trajneri i Teutës ka komentuar pas ndeshjes në "Gol pas Goli" si dhe është shprehur në lidhje me objektivin mbijetesës, tashmë që Vllanzia e ka superuar me katër pikë. Sipas Gentjan Begejas, asgjë nuk ka mbaruar. "Për lojën jam i kënaqur nga skuadra. Kishte dëshirë. Në pjesën e parë e mbajtëm nën presion, deri kur ata shënuan. Për 25 minuta, vetëm një rast dhe na ndëshkuan. Detyrat ishin që ne të sulmonim nga të dyja krahët, duke parë cilësitë e Çyrbjes, doja ta aktivizoja më shumë. Jam i kënaqur nga skuadra, krijuam volum loje. Cilësia kjo është, duhet të punojmë më tepër. E kam thënë edhe më parë, kjo ndeshje kishte rëndësinë e saj, por kampionati nuk mbyllet këtu. Ka edhe shumë pikë në lojë. Ne sot ( dje) luajtëm futboll të mirë, sulmuam duke pasur edhe skuadrën mbrapa në ekuilibër. Goli i pësuar ishte naiv. Nuk është hera e parë. Këtë javë kemi punuar. Ndëshkohem­i shumë lehtë. Hrkaç sot ( dje) luajti në dyshen para mbrojtjes dhe ishim të kushtëzuar edhe nga mungesa e Hilës. Cilësitë e tij dihen. Fati i keq që ai u dëmtua dhe la një boshllëk para mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania