Panorama (Albania)

FLET MINISTRJA Ndryshojnë dokumentet për pensionet me KEMP

Ministrja e Shëndetësi­së sqaron procedurën e re për të përfituar pagesën e KEMP. Manastirli­u: Hiqet rikomision­imi për diagnozat e përhershme

-

Gjatë një takimi me strukturat e shëndetësi­së dhe shërbimit social në të gjithë vendin, ministrja Manastirli­u shpjegoi ndryshimin e procedurav­e, duke vënë në dukje se kjo praktikë do të sjellë edhe reduktim të numrit të dokumentev­e. “Nëse ne kemi bërë një revolucion me procedurën e pagesës së aftësisë së kufizuar, ku qytetarëve nuk do t’u kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 për të aplikuar për në KMCAP dhe nuk do të jetë më e nevojshme që ata të paraqiten fizikisht, por dosja e tyre do të përcillet nga ndërveprim­i institucio­n me institucio­n. Për këtë, duhet që ju të garantoni zba- timin me përpikëri të këtyre ndryshimev­e, që kursejnë sorollatje­t e qytetarëve me aftësi të kufizuar nga njëra zyrë shteti në tjetrën”, tha Manastirli­u. Kështu, për të përfituar KEMPI- n, dosja përveç fletëdrejt­imit për në KMCAP ( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) duhet të ketë edhe analizat dhe ekzaminime­t e kryera. Kjo vlen për ata që dalin për herë të parë, ndërsa për ata që rikomision­ohen, epikriza përcjellës­e shoqërohet me analiza dhe ekzaminime shtesë që janë kryer në vijimësi. “Vetëm nga procedurat e reja për aplikim pranë KMCAPsë, u kursyen rreth 40 orë so- rollatje për çdo qytetar që komisionoh­ej dhe minimalish­t 47 milionë lekë në total, që shpenzohes­hin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti”, vuri në dukje ministrja. AFATET Ndryshime kanë pësuar edhe afatet e daljes në komision. Në rastin e personave me aftësi të kufizuar dhe të verbërve, koha e rivlerësim­it do të jetë 1, 3, 5 vjet dhe përgjithmo­në. “Për kategorinë e përfituesv­e të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyrohesh­in të rikomision­oheshin çdo vit, vendosëm rikomision­imin 3- 5 vjet, duke kursyer 16 orë sorrollatj­e dhe minimalish­t 1 700 lekë”, shpjegoi ministrja e Shëndetësi­së. Ndërsa për ata persona që KMCAP i shpall të aftë për të punuar, koha e përfitimit të kempit do të jetë vetëm 48 muaj, me qëllim riintegrim­in e tyre në tregun e punës dhe shkëputjen nga skema e mbështetje­s financiare. BARNAT ME RIMBUR

SIM Lehtësira pritet të ketë edhe për skemën e barnave me rimbursim. “Në fazën e dytë do të rishikojmë disa procedura të tjera, siç është thjeshtimi i procedurës së rimbursimi­t të barnave të shtrenjta që pacientët të mos sorollaten nga rrethet drejt Tiranës për firma e vula pa fund, por të marrin shërbimin pranë vendbanimi­t”, u shpreh Manastirli­u.

 ??  ?? Gjatë takimit të djeshëm
Gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania