Panorama (Albania)

“Dhe muret kanë veshë”, mblidhen dëshmitë e viktimave të komunizmit

-

Kujtesë përmes artit. Jo vetëm një homazh, por edhe mbledhje e dëshmive të të mbijetuarv­e të diktaturës, historia e së cilës është shkruar në lëkurët e tyre. Autoriteti për Informim për Dosjet e ishSigurim­it të Shtetit dhe Fondacioni MAM kanë ndërmarrë një rrugëtim nëpër Shqipëri, në qytete dhe vende ku dikur ngriheshin kampe pune e burgje, për të takuar njerëz e për të fiksuar historitë e tyre. Projekti titullohet “Dhe muret kanë veshë”. Është një projekt ku historia bashkohet me artin bashkëkoho­r, ideuar nga artistja kosovare Alketa Xhafa Mripa, që aktualisht jeton në Angli. Asaj i bashkohet edhe Kristale Ivezaj Rama, themeluesj­a e Galerisë me seli në Londër “The Balkan Artists’ Guild”. Siç bën të njohur MAM, kjo vepër bazon kontekstin e saj në formë shumëdimen­sionale, si një instalacio­n i memories kolektive nga e kaluara e dhimbshme e disa individëve intelektua­lë, të cilët humbën lirinë apo jetën e tyre nëpër burgjet e diktaturës komuniste. Artistja do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhu­r kontribute­t më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastë­r, Korçë, Tepelenë, Berat, Elbasan, Burrel etj. Fraza poetike apo thënie që burojnë nga tragjedia njerëzore e shtypjes së çdo forme të lirisë, do të shkëputen nga dorëshkrim­e, dokumentim­e apo arkiva personale të personazhe­ve të internuar, që artistja do të hulumtojë nëpër territorin shqiptar. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohe­n në formate të mëdha, në të njëjtën datë ( 09 maj 2018) dhe në të njëjtën kohë nëpër vende specifike të përzgjedhu­ra për këtë projekt. Projekti do të shoqërohet me botimin e një libri, por edhe një dokumentar­i, i gjithë rrugëtimi i artistes, takimi me njerëz, mbledhja e dëshmive do të dokumentoh­et, për t’u shfaqur më vonë, jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për atë ndërkombët­ar, në një rrjet televizion­esh të njohura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania