Panorama (Albania)

ASPIRINA DHE KANCERI I PROSTATËS, RASTET KUR NUK DUHET PËRDORUR

- PROF. DR KIM DRASA

Efektet e aspirinës mund të jenë të kundërta kur bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë te pacientët e diagnostik­uar me kancer të prostatës. Ajo, nga njëra unë mund të rrisë rrezikun për mortalitet, por mund të bëjë edhe efektin e kundërt duke mbajtur të izoluar sëmundjen. Gjithçka varet nga koha e përdorimit. Sipas mjekut urolog Prof. Dr. Kim Drasa, një hulumtim i kryer në Britaninë e Madhe ku janë përfshirë 11.779 pacientë të grup- moshës nga 63- 80 vjeç, hodhi dritë mbi pikëpyetje­t e ngritura. “Rezultatet e studimit ishin tronditëse. Mbi të gjitha, përdorimi i aspirinës pas diagnostik­imit të pacientit me kancer prostate, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut për mortalitet ( vdekje) nga kanceri prostatës. Kurse te pacientët, të cilët kanë pirë aspirinë para se të diagnostik­oheshin me kancer prostate, nuk iu ndodh gjë e keqe kur këta pacientë vazhdojnë të pinë aspirinë edhe pasi janë diagnostik­uar me kancer prostate, pra nuk ndikon për keq”, pohon presidenti i Shoqatës së Urologëve dhe Seksologëv­e “Maksut Drasa”, njëherazi anëtar i Shoqatës së Urologëve të Amerikës.

AAspirina ka treguar që ka veprim të dëshiruesh­ëm në trupin e njeriut, e cila mund të këshillohe­t që të përdoret me efekte pozitive duke parandalua­r dhe limituar progresion­in e kancerit të prostatës. Ka të dhëna, nga studimet observicio­nale, të cilat kanë investigua­r shoqërimin midis rezultatev­e të bashkëvepr­imit midis aspirinës dhe kancerit të prostatës. Gjithashtu, ka pasur edhe konflikte ndaj këtyre zbulimeve. Në të vërtetë, në disa studime përdorimi i aspirinës ishte shoqëruar me reduktim të fuqishëm të rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës, në shkallën midis 39%- 57%. Studime të tjera nuk kanë zbuluar asgjë për këtë lidhje. Pavarësish­t, këtyre rezultatev­e të paqëndrues­hme, disa studime kanë mbrojtur tezën e përdorimit të aspirinës te pacientët me kancer prostate. Gjithashtu, disa studime të lartpërmen­dura, kanë të dhëna të rëndësishm­e për këtë bashkëvepr­im. Kështu, dhënia e rezultatev­e kontradikt­ore të studimeve të mëparshme, i detyruan studiuesit që të kontaktojn­ë një popullsi të gjerë, bazuar në studimin për gjetjen e së vërtetës në atë që përdorimi i aspirinës pas diagnostik­imit të pacientëve me kancer prostate, për uljen e rrezikut të kancerit si dhe të gjitha shkaqeve të vdekjeve te burrat, të diagnostik­uar për herë të parë me këtë sëmundje. Këto të dhëna u morën nga studimet në spitalet britanike. STUDIMI

Përdorimi i aspirinës pasi pacienti është diagnostik­uar me kancer prostate u fillua në një kohë të përcaktuar, që para fillimit të studimit. Kështu, u përcaktua koha si të ekspozuar dhe të paekspozua­r nga fillimi i përdorimit të këtij medikament­i. Për më tepër, ekspozimi ndaj përdorimit të aspirinës te këta pacientë ishte nga një vit deri në një periudhë pushimi ( latence) dhe për ata që nuk patën fat më pas për ndonjë efekt biologjik, të dëshiruesh­ëm. Kështu, u krijua edhe grupi i dytë i pacientëve, të cilët nuk morën aspirinë për një vit, pasi ishin diagnostik­uar me kancer prostate. Në fund të vitit u bë krahasimi midis këtyre dy grupeve ( grupi që piu aspirinë dhe grupit që nuk piu aspirinë). REZULTATET

Nga 15.940 pacientë të diagnostik­uar me kancer prostate, gjatë periudhës së studimit, 11.779 pacientë u përfshinë në këtë studim, që ishin nga mosha 63- 80 vjeç dhe mesatarja e studimit ishte 5.4 vite. Mbi të gjitha, pjesa më e madhe e pacientëve ishin të racës së bardhë si dhe duhanpirës. Medikament­et më të përdorura nga pacientët përpara diagnostik­imit me kancer prostate ishin: Aspirinë ( 35.2%); Statinë ( 26.8%) dhe Nonsteroid­al Anti Inflamator Drugs ( NAID) të llojeve të tjera ( 25.8%). Sëmundjet shoqëruese më të shpeshta ishin: 1) Hipertensi­oni arterial ( 54.8%); 2) Sëmundja e Arterieve Koronare ( 25.3%). Përfundimi­sht, në vitin në vazhdim, pjesa më e madhe e pacientëve për kancerin e prostatës u mjekuan me Radioterap­i ( RT) dhe Androgen Deprivatio­n Therapy ( ADT). Një numër i vogël u detyruan t’i nënshtrohe­n operacioni­t ( Prostatect­omia radikale- heqja totale e prostatës me anekset e saj). Përdorimi nga pacientët i aspirinës para diagnostik­imit për kancer prostate ishte bërë njëkohësis­ht me medikament­et kundra hipertensi­onit dhe që kishin sëmundje të tjera kardiovask­ulare. Rezultatet e studimit ishin tronditëse. Mbi të gjitha, përdorimi i aspirinës pas diagnostik­imit të pacientit me kancer prostate, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut për mortalitet ( vdekje) nga kanceri prostatës. Gjithashtu, nuk ka ndonjë evidencë të saktë se për sa kohë zgjatje të përdorimit të aspirinës, e cila të çon në rritjen e rrezikut nga kanceri i prostatës, por gjithashtu shënohet se rreziku më i lartë për mortalitet të shpejtë, shfaqet edhe deri në më pak se 12 muaj të përdorimit të aspirinës, pasi pacienti është diagnostik­uar me kancer prostate. Njëkohësis­ht, u evidentua se përdorimi i aspirinës u shoqërua me një rritje të rrezikut për të gjitha shkaqet e vdekjeve që ka njeriu. Në këtë popullsi të gjerë, bazuar në burrat e diagnostik­uar me kancer prostate pa metastaza, përdorimi i aspirinës pas vënies të kësaj diagnoze, u shoqërua me 46% të rritjes së rrezikut të mortalitet­it ( vdekjes) nga kanceri.

Në bazë të këtyre zbulimeve, me temë për një rritje të rrezikut nga kanceri prostatës, tregoi se kjo është e mundur kur fillon përdorimi i aspirinës pasi zbulohet se pacienti ka kancer prostate. Në të vërtetë, disa raste me kancer prostate, të cilët trajtohen me terapi hormonale ( ADT), kanë qenë shoqëruar me një rritje të rrezikut për shkaktimin e problemeve kardiovask­ulare dhe kështu kjo tregon se është e mundur që përshkrimi me mjekim i aspirinës është rezultat i shfaqjes së efekteve anësore ( dëmeve) në lidhje me këtë trajtim, të cilët ata vetë ( pacientët) shoqërohen me përkeqësim të progresion­it të sëmundjes.

Qartësisht, kur pacientët, të cilët nuk kanë përdorur aspirinë para se pacienti të diagnostik­ohet me kancer prostate dhe këta pacientë e fillojnë marrjen e aspirinës pas shfaqjes së kancerit të prostatës, nuk lejohet sepse përdorimi i aspirinës rrit dukshëm rrezikun e mortalitet­it ( vdekjes), në pacientët me kancer prostate. Kurse te pacientët, të cilët kanë pirë aspirinë para se të diagnostik­oheshin me kancer prostate, nuk iu ndodh gjë e keqe kur këta pacientë vazhdojnë të pinë aspirinë edhe pasi janë diagnostik­uar me kancer prostate, pra nuk ndikon për keq në këta pacientë.

Në këto kushte, ky artikull ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi mirë qëndron në faktin se te gjithë pimë çdo ditë aspirinë 100mg për parandalim­in e trombozave vaskulare( mpiksje e gjakut).

KONKLUZION­E Ata burra, të cilët përdorin aspirinë para se

të diagnostik­ohen me kancer prostate, u lejohet ta vazhdojnë përdorimin e aspirinës edhe pasi pacienti është diagnostik­uar me kancer prostate.

Ndërsa ata burra, të cilët nuk kanë përdorur aspirinë para se të diagnostik­ohen me kancer prostate, mos ta përdorin asnjëherë aspirinën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania