Panorama (Albania)

Bronzi i monumentit të Enver Hoxhës u përdor për statujën e filozofit në Gjermani

“Ata që thonë se na kishte vënë Ramizi, nuk kanë qenë fare në rrugë me popullin”

-

Ish- themeluesi i PD- së, Neritan Ceka, tregon rolin që ka luajtur Partia Demokratik­e gjatë ngjarjeve të tensionuar­a të 20 shkurtit, kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës dhe më pas me ngjarjet e Shkollës së Bashkuar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ceka shprehet se ishte kërcënimi që i bënë përfaqësue­sit e PD- së oficerëve të Shkollës së Bashkuar Ushtarake për të mos dalë në Tiranë për rivendosje­n e bustit të Enver Hoxhës.

20 shkurti i 1991- it, sa e rrezikshme ishte që të shkonim në një përplasje të përgjakshm­e apo konfrontim civil?

Unë mendoj se rreziku i përplasjes ishte që në dhjetor pati një përplasje mes studentëve dhe Policisë, pati një polarizim të menjëhersh­ëm të shoqërisë shqiptare, mes atyre që ishin të interesuar për të mbajtur rendin komunist, sepse kishin përfitime prej tij, siç pati edhe një nervozizëm dhe padurim nga pala tjetër, e cila donte në mënyrë sa më të shpejtë të përmbyste rendin komunist, sidomos ndaj figurës së Enver Hoxhës, i cili gjendej kudo ndonjëherë, edhe në mënyrë provokuese. A ka ndikuar PD te greva e studentëve? PD nuk ka ndikuar te greva e urisë e studentëve. Kemi shkuar disa herë me Pashkon për t’i qetësuar studentët. Ne nuk ishim për ndërprerje­n e grevës dhe kërkonim që greva të finalizohe­j, sepse ishte një kërkesë më se normale që t’i hiqej emri i Enver hoxhës Universite­tit të Tiranës. Në këtë klimë mund të them se ngjarja e 20 shkurtit kishte dalë jashtë kontrollit të PDsë, e cila atë ditë ka qenë vetëm vëzhguese. Doktor Berisha dhe unë kemi qenë në zyrën e tij kur morëm lajmin, që statuja e Enver Hoxhës u rrëzua. Natyrisht që po e ndiqnim ngjarjen, që populli po zbriste drejt sheshit dhe mesazhin “të shkojmë te Sheshi” nuk e ka dhënë PD- ja, por Rajmonda Bulku, e cila në atë kohë nuk ishte anëtare e PD- së. Dolëm të dy, me doktorin, secili në drejtime të ndryshme dhe e kemi ndjekur turmën. Por që nga ai moment, PD u fut në lojën për të balancuar, sepse rënia e statujës solli edhe më shumë acarim dhe dita e nesërme ishte edhe më e rrezikshme. Nëse sheshi ishte i popullit dhe nuk kishte ndonjë konfrontim të rrezikshëm me forcat e Policisë dhe ato Speciale në numër shumë të vogël, që sulmonin dhe tërhiqeshi­n, në krahasim nga mijëra qytetarë. 21 shkurti ishte më i rrezikshëm. Nga njëra anë, kishte dalë populli, nuk e nxorëm ne, kishte ardhur për të parë se çfarë kishte ndodhur në 20 shkurt, kishin ardhur mbi 20 mijë vetë edhe nga rrethet. Kur papritur u hap lajmi se kishte pasur disa të shtëna në Bllok dhe ishte bërë grusht shteti. Menjëherë tek Ura e Lanës u vendos Garda dhe Policia dhe nga ana tjetër u dynd populli nga sheshi “Skënderbej” drejt Bllokut. Por nuk ishte Blloku që po sulmohej, ka pasur një interpreti­m të gabuar. Asnjëherë nuk donte të sulmonte popullin, por donte të ruante lirinë që ishte fituar një ditë më parë, me hedhjen e statujës së Enver Hoxhës. Legjenda e Bllokut u krijua më vonë, ka pasur të tjera tentativa për të hyrë në Bllok. Ka qenë një miting tjetër, disa kohë para 20 shkurtit, që u mbajt nga Ardian Klosi dhe Edi Rama në sheshin para stadiumit “Qemal Stafa”, por nuk arriti të realizohej. Ju ku ishit në ato momente? Lajmi i shkoi PD- së që turma po shkon drejt Bllokut. Nga PD u dërguan menjëherë 3- 4 vetë, Agron Çika, Pëllumb Karameta, Bashkim Sala dhe disa intelektua­lë, që u gjendën aty, unë i gjeta te njerëzit edhe Edmond Budinën që kishin bërë një kordon dhe mbanin popullin. Unë, në fakt, pashë Gardën që doli, sepse isha drejtor i Muzeut Arkeologji­k, tanket dolën dhe mora makinën dhe u nisa për të shkuar te PD në rrugën e Kavajës. Kur po kaloja urën, që të çon tek Drejtoria e Policisë, pashë rreshtimin e Policisë, ktheva makinën dhe shkova tek Ura e Lanës. Takova Karametën dhe më thotë se rreziku është që populli të çajë kordonin e Policisë dhe të kemi përplasje. Nga ana tjetër, dukej që kishte një vendosmëri për të qëlluar mbi turmën. Sidomos Garda, e cila ishte shumë e dogmatizua­r.

Ka një rrëfim të një drejtuesi të Gardës në atë kohë, sipas të cilit nëse do të bëhej edhe një hap përtej kordonit të Policisë, do qëllohej mbi turmën?

Po ka qenë Dane Binaj, një oficer karriere, por shumë i dogmatizua­r në atë kohë, e kam takuar gati 15 vjet më vonë dhe më ka thënë: Po të kishit bërë edhe një hap në Urën e Lanës, do t’ju kishim vrarë! Ishte një vendim që duket e kishin marrë. Ju vajtët me porosi të Sali Berishës atje te protestues­it? Jo, nuk kisha asnjë porosi, sepse në atë kohë nuk kishte celularë, unë nuk arrita të shkoja te PD- ja. Takova aty një oficer të Gardës, që e njihja prej kohësh, Sejdo Brahimaj, i cili në atë kohë kishte kaluar te Forcat Speciale. E pyes se ç’ka ndodhur? Ai më thotë se dikush ka dashur të hyjë me motor në Bllok dhe kanë shtënë rojet, është dhënë alarmi dhe ka dalë Garda. Është bërë grumbullim­i dhe ne kemi marrë pozicionin, por jemi të paarmatosu­r. Jemi në pozitë të vështirë më tha, po të kthehemi pas na qëllon Garda, po të ecim para përplasemi me popullin. I thashë kjo që thua ti, është e saktë dhe e vërtetë 100%?! E pyes, nuk është vrarë Ramiz Alia dhe pushtetin e ka marrë Nexhmije Hoxha me Sulo Gradecin dhe konservato­rët?! Ai më tha se Presidenti është në zyrën e tij, ndërsa Blloku ka ikur i gjithi në Dajt. Nuk ka njëri në Bllok. I thashë se cila ishte garancia që ai më jepte, sepse doja që t’ia komunikoja popullit këtë. I thashë çfarë garancie më jep? Unë jam miku i Faik Dinos. Faiku ishte një miku im nga Mallakastr­a, që merrte pjesë në gërmimet arkeologji­ke. Kjo ishte një dhënie bese dhe garancie “alla shqiptare”, përmes miqve të përbashkët. Për t’u siguruar që nuk kishte ndodhur grusht shteti, dërgova në Presidencë Bashkim Salën dhe Agron Cikën, që e takuan dhe u kthyen. I kërkova megafonin dhe i bëra thirrje popullit që të kthehej. Nuk më dëgjonte. Jo do shkojmë e do sulmojmë Bllokun. Në ato momente pashë gruan time që kthehej nga kopshti dhe kishte marrë djalin. Kur dëgjoi zërin tim në megafon, u afrua dhe po më thërriste. Unë i kërkova djalin. I thashë njerëzve me djalin në krahë, se atje nuk ka ndodhur grusht shteti, ne pushtetin nuk e marrim me forcë, por me votë dhe ju ftoj të kthehemi në shesh dhe të festojmë fitoren që arritëm dje. Nëse ju mendoni se Garda nuk do qëllojë mbi ne, po shkoj unë i pari me djalin tim dhe le të bëhem unë dëshmori i parë i demokracis­ë. Kjo thirrje goditi, ndikoi dhe turma u kthye. Shkuam te sheshi, bëmë një miting. Më thonë që përsëri turma është drejtuar drejt Bllokut. Shkova prapë dhe tërhoqa turmën e dytë dhe shkova edhe për herë të tretë dhe e tërhoqa turmën përsëri. Situata nisi të çtensionoh­ej. Pasdite shkuam në Kryeminist­ri dhe kërkuam që të largoheshi­n tanket, sepse ato mund të ishin një provokim për popullin. A u çtensionua situata pas kësaj tentative? Jo, 10 ditët pas rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës kanë qenë ditët më të tensionuar­a duke qenë në prag të luftës civile. Rrezik i madh ishte reagimi në Shkollën e Bashkuar ku u mblodhën mbi 1 mijë vetë të armatosur, Brigada e Parë, Shkolla e Bashkuar, “Skënderbeg­asit” dhe shkolla e nënoficerë­ve të Zall Herrit, që ishin edhe më të dogmatizua­r, të cilët kërkonin të çonin bustin e Enver Hoxhës që kishin në shkollë ta çonin aty ku kishte qenë statuja në sheshin “Skënderbej”. Këtu pastaj do të ishte e sigurt përplasja. Në atë ngjarje përsëri PD ka ndikuar, më ka çuar mua me porosinë e qartë që t’i thosha se ky është një grusht shteti që po bëni, sepse kishin shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Kiço Mustaqin dhe kishin kërkuar dorëheqjen e Presidenti­t Alia. Donin të merrnin kontrollin e TVSH- së, të stacionit të trenit dhe të ndërtesave qeveritare. Ishin tiparet e vërteta të grushtit të shtetit. Unë u thashë se kjo që po bëni është grusht shteti. Atje ishte një fole e vërtetë grerëzash, oborri i shkollës nga prapa ishte mbushur plot, mbaheshin fjalime dhe këndoheshi­n këngë për Enver Hoxhën, mbi tarraca ishin vendosur mitralozë të lehtë dhe të rëndë. Reparti 326, sampistët që quheshin ishin aty, sot janë bërë të gjithë biznesmenë të suksesshëm ndërsa në atë kohë ishin të gjithë të dogmatizua­r. Isha me Agron Çikën dhe rrugës morën me Abdi Baletën, si jurist. Unë i transmetov­a fjalët që më kishte thënë Berisha dhe besoj se ndikoi ajo që unë u thashë, se nëse bëjnë këtë grusht shteti i pret gjyqi ushtarak. Ata e kishin provuar gjyqin ushtarak në kohën e Beqir Ballukut dhe Mehmet Shehut dhe ia kishin frikën. Edhe Baleta si jurist i shpjegoi se ku po shkelnin ligjin. Të nesërmen, ata i rrethoi populli, ndërsa nga brenda shkollës u qëllua me armë, u vra një person, një vajzë

21 shkurti ishte më i rrezikshëm. Nga njëra anë, kishte dalë populli, nuk e nxorëm ne, kishte ardhur për të parë se çfarë kishte ndodhur në 20 shkurt, kishin ardhur mbi 20 mijë vetë edhe nga rrethet

 ??  ?? Shtatorja e filozofit
Shtatorja e filozofit
 ??  ?? Monumenti i Enverit
Monumenti i Enverit
 ??  ?? Neritan Ceka
Neritan Ceka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania