Panorama (Albania)

“Presidenti i përbashkët”, SHBA kundër Ramës: Të zhgënjyer

“Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim, është e padobishme dhe dëmton marrëdhëni­et e Shqipërisë me vendet fqinje”

- ARISTIR LUMEZI

Ambasada Amerikane në Tiranë i cilësoi zhgënjyese idetë e Kryeminist­rit Rama për të pasur një President të përbashkët me Kosovën dhe një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët.

Përmes një statusi të “Twitter”, ambasada e SHBAve në Tiranë e cilëson këtë deklaratë të padobishme dhe dëmtuese për një fqinjësi të mirë. “Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeminist­rit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim, është e padobishme dhe dëmton marrëdhëni­et e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësv­e që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, shkruhet në një postim në rrjetin social ‘ Twitter’.

Dy ditë më parë, Bashkimi Europian nuk e mirëpriti deklaratën e Kryeminist­rit Rama, bërë në Prishtinë në Kuvendin e Kosovës. Catherine Ray, zëdhënësja për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, iu përgjigj interesimi­t të gazetarëve në Bruksel se këto deklarata mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje. “Deklarata që mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhëni­eve të mira mes fqinjëve. Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vijojë ndërtimi i marrëdhëni­eve konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese mes vendeve, si dhe të intensifik­o- het puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian”, deklaroi zëdhënësja. Por një ditë më parë, ishte Kryeminist­ri Rama që sqaroi pozicionin e tij ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar si një projeksion të imagjinatë­s. “Nëse merret në konsiderat­ë i gjithë konteksti, nuk ka asgjë as për t’u alarmuar, as për t’u çuditur dhe as për të reaguar, a thua se ky ishte një program apo një plan i shpallur, apo thua se kjo do të ndodhë sot, apo do të ndodhë nesër. Kjo mund të mos ndodhë kurrë, por edhe mund të ndodhë. Është thjesht çështje e një imagjinate, që bazohet tek e shkuara, synon të rrokë një nga mundësitë e së ardhmes. Edhe reagimi i Komisionit Europian mund të konsideroh­et politikish­t korrekt, edhe pse në këndvështr­imin tim është i tepërt dhe i panevojshë­m”, u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Postimi në Twitter i Ambasadës së SHBA
Postimi në Twitter i Ambasadës së SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania