Panorama (Albania)

Jo interesave klientelis­te, pro interesave kombëtare

- AGIM NESHO

Kur përpiqemi të gjejmë të arsyeshmen në politikën e jashtme të vendit tonë, gjykojmë për çdo fakt, rrethanë dhe interes për një zgjidhje racionale, por harrojmë atë që është më parësorja – ekzistencë­n e një grupi klientelis­t, autoritari­st, antiinstit­ucional që ka kapur qeverisjen e vendit. Interesat e tij për përfitim, mbajtje pushteti, bien ndesh me interesat e shtetit. Dhe si pjesë e veprimtari­së së tij, politika e jashtme e Shqipërisë bëhet pjesë e këtyre interesave të vogla pragmatist­e, që sjellin mbajtjen në pushtet apo protagoniz­min në arenën ndërkombët­are.

Karakteris­tikat e kësaj politike të jashtme janë luhatja e qëndrimeve, pozicione në interes të protagoniz­mit të lidershipi­t, patriotizm­i pa shkak dhe i deformuar si dhe politikave të pastruktur­uara.

Gjatë këtyre pesë viteve krijuam partnerite­t strategjik me Turqinë, duke i dhënë paritet investimev­e të tyre dhe morëm pjesën që na takon nga Perandoria e re Osmane - xhaminë me katër minare; Votuam kundër aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se jemi të njësuar me votën e Bashkimit Europian, por duke ‘ harruar’ që në v. 2015 votuam pro ngritjes së flamurit të Palestinës në OKB, sipas udhëzimeve të “vëllait të madh”, në një votë kundër vendeve të Bashkimit Europian si Britania e Madhe, Gjermania, etj.; U përpoqën të shkatërroj­në marrëdhëni­et me Greqinë për të “rritur barazinë dhe dinjitetin kombëtar”, ndërsa brenda disa muajsh duan t’u japin grekëve atë që vetë ata nuk e kanë pranuar ( Greqia ka deklaruar 6 milje det territoria­l, ndërsa marrëveshj­a me Shqipërinë u njeh 12 milje detare sipas ministrit të Jash- tëm Grek); Deklaruan që nuk kemi ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë, por marrim vesh se ‘ ishte Partia Socialiste ( d. m. th Edi Rama) që bëri të mundur përfshirje­n dhe miratimin e ligjit për gjuhën shqipe; Qeveria punon për stabilitet­in ballkanik, por kërkon të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë nën një president të vetëm, duke hedhur në erë atë që është thelbi dhe kushti i krijimit të Republikës së Kosovës nga komuniteti ndërkombët­ar “Kosova e pandashme, e pabashkuar me territor tjetër dhe e pakthyeshm­e nën sovranitet­in Serb”, duke provokuar dhe vënë në rrezik njohjen ndërkombët­are të Kosovës si subjekt i barabartë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara.

Po të shikosh të gjitha këto lëvizje të qëndrimeve të politikës së jashtme, nga patri- otizmi romantik i bashkimit të vendit – dhe kjo jo nëpërmjet një strategjie me fuqitë kryesore, por dakordësiv­e e skemave të vogla me Vuçiç - deri në deformimin e linjave të politikës tradiciona­le të shtetit Shqiptar, do të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me një politikë institucio­nale, por me dëshirat ekzibicion­iste të një lideri autoritar. Dhe kjo jo pa një qëllim. Shqipëria këto vite ka rrëshqitur dukshëm nga rruga e demokracis­ë dhe kërkesat e Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fenomenet e kapjes së shtetit, lidhja me krimin e organizuar, korrupsion­i, janë fenomene reale dhe evidente për Shqipërinë. Kthimi i shtetit në një narko- shtet për arsye elektorale dhe mbajtje pushteti nuk mund të kalojë kaq lehtë nga komuniteti ndërkombët­ar nëse lid- ershipi shqiptar nuk do mund të “kërcënojë” me axhendë nacionalis­te që mund të prishë ekuilibrat ballkanikë - si atë të bashkimit të kombit, ashtu edhe lidhjeve me Turqinë - si mundësia e fundit për t’u pozicionua­r. Nacionaliz­mi përdoret dhe është në funksion të ekuilibrav­e të brendshëm dhe ndërkombët­arë. Në kushtet e një konfigurac­ioni të ri gjeopoliti­k, Europës i shkon më tepër qasja pragmatist­e me elitat e vjetra ballkanike. Çdo destabilit­et në Ballkan vështirëso­n zgjidhjet e saj për të ardhmen.

Sot, në vigjilje të hapjes së negociatav­e me Bashkimin Europian, Shqipëria po negocion marrëveshj­e me Greqinë. Greqia është një vend mik dhe partner strategjik i Shqipërisë dhe marrëveshj­et janë pjesë e zhvillimit midis dy vendeve. Pasi i kemi mbajtur marrëdhëni­et e ngrira për pesë vjet kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, sot na ofrohet një marrëveshj­e “që zgjidh problemet e mbartura me Greqinë për 70 vjet”. Shpejtësia, mungesa e transparen­cës dhe diskutimev­e të gjera si dhe vendimmarr­ja joinstituc­ionale të krijon dyshimin se kjo marrëveshj­e është nën presionin e zgjidhjeve të momentit ( hapjen e negociatav­e me BE) duke pasur vlerë vetëm për luftën politike të brendshme ( deklaratat se do të jetë marrëveshj­e më e mirë se ajo e para?!) dhe jo interesat afatgjata të vendit.

Vendimi i Institucio­nit të Presidenti­t për të ulur këtë arrogancë dhe respektuar Kushtetutë­n është një masë e nevojshme dhe largpamëse. Ky veprim nuk ka të bëjë me bllokimin e marrëveshj­es, por është një mesazh për qeverinë se interesat e vendit dhe politika e jashtme e tij qëndrojnë më lart se interesat dhe protagoniz­mi i lidershipi­t të një administra­te të radhës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania