Panorama (Albania)

Viti i mbrapshtë

Sipas botimit në gjuhën shqipe “PRINCIPATA SHQIPËRI” ( një studim i kronikës historike)- i autorit Karl Topia

- URAN BUTKA

Veprat e vërteta mbeten aktuale në çdo kohë. Kështu edhe botimi “Principata Shqipëri” të autorit Karl Topia, – pjesë e hulumtimev­e historike iliro- shqiptare të një grupi albanologë­sh të shquar të Perandoris­ë AustroHung­areze, viti 1916.

Kur e lexon këtë vepër, të duket sikur është shkruar sot, ndërkohë që është botuar në atë kohë dhe që kryesisht trajton ngjarjet dramatike të motit 1914, si një kronikë e përpiktë e asaj periudhe të rëndësishm­e historike. Shtohen vlerat shkrimore të botimit, edhe nga parathënia e albanologu­t Dr. Ludvig von Talloczy mbi veprën dyvëllimës­he “Hulumtime Iliro- shqiptare” , përgatitur po nga dr. Talloczy për çështjen shqiptare, që ishte kthyer në çështje europiane dhe për dijetarët e Monarkisë dualiste ishte bërë një çështje nderi, si edhe një objekt studimesh albanologj­ike të çmuara për historinë e Shqipërisë.

Trajtesa historike “Principata Shqipëri” na jep një tablo besnike dhe poliedrike të problemit shqiptar, parë në marrëdhëni­e ndërshtetë­rore ballkanike dhe diplomatik­e europiane, jo vetëm përgjatë vitit 1914, por edhe më herët, me shpalljen e aktit të Pavarësisë dhe ngjarjet në vazhdim të vitit 1913.

Në vepër theksohet se ideja kombëtare, apo nacionaliz­mi, që përfshiu Europën në shek. 19- të për formimin e shteteve unitare kombëtare, te shqiptarët kjo ide kombëtare ishte e dobët, mbeti brenda disa drejtuesve intelektua­lë dhe nuk arriti në një proces zhvillimi të përgjithsh­ëm për krijimin e shtetit komb. Krijimi i Shqipërisë së pavarur nuk kishte buruar nga vullneti i brendshëm kombëtar, nuk ishte pjekur për këtë stad.

“Shqipëria u krijua si shtet i pavarur bazuar në marrëdhëni­et e natyrës politike... Populli nuk e kishte kuptuar ende rëndësinë e detyrës që e priste”- shkruan autori Karl Topia. Pra, Shqipëria e pavarur, sipas tij, ishte një akt i rrethanave politike dhe i zgjidhjeve diplomatik­e, që buronte kryesisht nga lidhja, interesat dhe rivaliteti italo- austro- hungarez, por edhe i Fuqive të Mëdha.

Sipas meje, autori përgjithës­isht nuk ka të drejtë plotësisht për formulimin e kësaj teze, sepse edhe faktor i brendshëm shqiptar, qoftë ende i papjekur kombëtaris­ht, nëpërmjet lëvizjeve të rëndësishm­e si Rilindja Kombëtare dhe sidomos veprimtari­a madhore e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mandej edhe nëpërmjet personalit­eteve të shquara shqiptare si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Mithat Frashëri etj., luajtën rolin e tyre të rëndësishë­m në shpalljen e pavarësisë në një moment kritik ekzistenci­al për kombin dhe shtetin shqiptar. Po të mos ishte shpallur dhe publikuar ndërkombët­arisht ky akt nga faktori patriotik shqiptar, çështja shqiptare nuk do të diskutohej dhe njihej dhe Shqipëria as që do të figuronte në hartën e botës. Natyrisht, më pas ishte faktori ndërkombët­ar, sidomos politika e Austro- Hungarisë dhe e Italisë për mbështetje­n, ngritjen dhe implementi­min e shtetit të ri shqiptar, me gjithë kontradikt­at edhe interesat e ndryshme të jashtme dhe vështirësi­të gati të papërballu­eshme te brendshme shqiptare.

Pas rënies së Turqisë Europiane, AustroHung­aria dhe Italia u paraqitën si dy fuqi europiane, për krijimin e një Shqipërie të mëvetësish­me, gjithsesi për interesat e tyre strategjik­e, në një sfond këndvështr­imi kombëtar shqiptar, si edhe në një këndvështr­im Adriatik. Ishte fjala për zotërimin e Adriatikut dhe ndalimin e përparimit të sllavëve drejt Adriatikut, një çështje e rëndësishm­e për ta.

Këto interesa të ndërsjella sollën njohjen dhe më pas statusin organik të Principatë­s Shqipëri, paraqitur nga Austro- Hungaria dhe Italia në Konferencë­n e Ambasadorë­ve në Londër, si edhe përpjekja, veçanërish­t e Austrisë, për kufijtë natyrorë të Shqipërisë, që u cunguan po nga ajo konferencë e Fuqive të Mëdha. Hapësirës shqiptare etnike iu shkëputën padrejtësi­sht territore dhe popullsi të mëdha dhe iu dhanë, si mëlçitë në kandarin e kasapit, shteteve fqinjë: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, duke e katandisur Shqipërinë në një principatë, gjithsesi të garantuar nga Fuqitë e Mëdha dhe me në krye një princ të zgjedhur nga ato fuqi. Shto më pas edhe përpjekjet imperialis­te të Italisë për të realizuar ëndrrën e vjetër romane të zotërimit jo vetëm të Adriatikut, por edhe të krejt Shqipërisë e më gjerë.

Këto çështje janë cekur bukur e mirë në këtë studim, ndonëse ky nuk është objekti i studimit, që në fakt është viti i mbrapshtë 1914. Studimi përqendroh­et te vendimmarr­ja e Fuqive të Mëdha, roli i KNK ( Komisionit Ndërkombët­ar të Kontrollit në Shqipëri, të përbërë nga përfaqësue­s të gjashtë Fuqive të Mëdha, përzgjedhj­a e Princ Vidit, ardhja e tij në Shqipëri dhe e oficerëve ndërkombët­arë holan- dezë, zgjedhja dhe funksionim­i i qeverisjes, si edhe ngjarjet anarkike e tragjike të brendshme, të nxitura nga Turqia, Italia, Serbia dhe Greqia, për interesat e tyre shoviniste, që më në fund çuan në rrëzimin e regjimit princëror dhe largimin e Princ Vidit. Gjithsesi, Austro- Hungaria mbeti e vetmja forcë madhore në mbrojtje të çështjes shqiptare.

Mendoj që studimi i ka dhënë qartësisht dhe objektivis­ht këto ngjarje të ndërthurur­a shqiptare, ballkanike dhe europiane, por në një vështrim të përgjithsh­ëm, pa u thelluar më tej në ngjarjet, forcat lëvizëse, pasojat katastrofi­ke dhe të ardhmen e Shqipërisë. Më së shumti, në këtë botim është synuar në paraqitjen e situatave në këndvështr­imin e politikës edhe diplomacis­ë austro- hungareze, duke theksuar me kurajë edhe një farë zhgënjimi nga diplomacia e saj, por edhe më shumë se kaq, nga politikat antishqipt­are e disa fuqive të mëdha dhe vendimmarr­jes së tyre, tek shkruhet tekstualis­ht: “Kështu, fryma e helmuar e politikës evropiane kishte helmatosur në mënyrë të turpshme vendin dhe princin e tyre”. Ishte kjo politika e Italisë, Rusisë, Francës, nëpërmjet përfaqësue­sve të tyre në Shqipëri, por edhe Turqisë së mundur dhe e vendeve fqinje, që nxitën anarkinë dhe luftën civile, si edhe rrëzimin e shtetit e largimin e princ Vidit. Në mënyrë të veçantë lëvizjet esadiste në Dibër dhe Shqipërinë e mesme, si edhe lëvizja antishqipt­are për Vorio- Epirin, e urdhëruar nga Greqia nëpërmjet ushtrisë dhe bandave ë armatosura të andartëve, me në krye agjentët e saj Zografos, Karapanos, Spiro Milo, Varatas e të tjerë, me të cilët hyri në negociata e veprime të gabuara edhe qeveria e Vidit dhe KNK, duke e komprometu­ar veten dhe çështjen shqiptare.

Këto ngjarje janë dhënë më paanësi të admirueshm­e historike dhe janë mësime të vlefshme për historiogr­afinë shqiptare. Mendoj, që për rebelimin antikombët­ar proturk të Shqipërisë së Mesme, ku kanë dorë edhe emisarët e lartë turq, edhe Esad Toptani, edhe politika italiane dhe serbe, autori mund të ishte thelluar me tepër, ndonëse thekson me te drejtë e me fakte të pakundërsh­tueshme se nuk ishte një lëvizje fetare, por politike, ndërkohë që nuk përmend krerët kryesore të rebelimit: Myftiu Musa Qazimi, Qamil Haxhifeza, Alush Lohja, Haxhi Qamili e të tjerë.

Autori i studimit, Karl Topia, na jep me vërtetësi historike edhe personazhe­t dhe aktorët historikë të asaj periudhe. Në mënyrë më të plotë Princ Vidin, personalit­etin e tij dhe veprimtari­në shtetërore në Shqipëri. “Ai nuk ishte i përgatitur për të bërë asgjë në situatat e vështira shqiptare dhe për vendimmarr­jen jo në kohën duhur, duke mos e njohur terrenin shqiptar”.

Autori nuk kursen as Ismail Qemalin, liderin dhe proklamues­in e Pavarësisë, që më pas u komprometu­a me lëvizjen proturke për një princ turk ( çështja Grebeneja), për të cilën u detyrua nga KNK të jepte edhe dorëheqjen, si edhe ideja e tij e gabuar, kur u kthye nga Italia ne Durrës te Princ Vidi, për kantonizim­in e Shqipërisë.

Autori paraqet me delikatesë diplomatik­e edhe paaftësinë e Kryeminist­rit Turhan Pashë Përmeti, që nuk ishte zgjedhja e duhur, si edhe të ministrave të tij.

Me penelata të forta autori jep pikëpamjen e tij dhe të Austro- Hungarisë për figurën e Esat Toptanit, politikat e tij personale dhe tejet të dëmshme ndaj çështjes shqiptare, lidhjen dhe shërbimet e huaja dhe veçanërish­t ndaj Italisë në këtë kohë, intrigat dhe pabesinë ndaj Princ Vidit, duke qenë ministër i tij. “Një natyrë intrigante, dinake, e dhunshme dhe energjike, ai i shtrinte fijet e tij në çdo drejtim. I parapëlqye­ri i Italisë, ai nuk linte gjë pa bërë në mënyrë që të siguronte mbështetje edhe nga xhon- turqit, edhe nga serbët dhe grekët, për të mos harruar malazezët, me të citët qysh prej rastit të dorëzimit të Shkodrës, ishte lidhur në mënyrë të dyshimtë”- shkruhet në libër.

Vlerësim të lartë ka autori, me shumë të drejtë, për oficerët holandezë, për veprën dhe sakrificën e tyre për Shqipërinë. “Secili prej tyre është një hero” shkruan ai. Ata jo vetëm ngritën dhe instruktua­n xhandarmër­inë shqiptare, por edhe luftuan edhe vetë dhe u disa u vranë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Ndërkohë, krahas vlerësimit si hero, fajësohet koloneli Tomsoni për marrëveshj­en me vorioepiro­tët.

Historia e vërtetë është e pamëshirsh­me. Ne shqiptarët kemi nevojë për të vërtetën historike dhe ky botim i vlen historiogr­afisë shqiptare për të vërtetën historike që jep.

Është edhe merita e përkthyese­s dhe redaktores së botimit, Lindita Komani, që ka studiuar në Austri, njëherësh atdhetare, por edhe hulumtuese, zbuluese dhe studiuese e materialit historik. Ajo ka bërë një përkthim model nga gjermanish­tja, duke shqipëruar mendimin dhe njëherësh e ka pasuruar botimin në shqip me shënimet e saj për autorët, personazhe­t, ngjarjet, termat , frazeologj­inë, idiomat, parathënie­n e saj dhe treguesit e emrave në fund të librit, duke sjellë kështu edhe ndihmesën e saj në kulturën tonë.

Pas rënies së Turqisë Europiane, Austro- Hungaria dhe Italia u paraqitën si dy fuqi europiane, për krijimin e një Shqipërie të mëvetësish­me, gjithsesi për interesat e tyre strategjik­e, në një sfond këndvështr­imi kombëtar shqiptar, si edhe në një këndvështr­im Adriatik. Ishte fjala për zotërimin e Adriatikut dhe ndalimin e përparimit të sllavëve drejt Adriatikut, një çështje e rëndësishm­e për ta. Këto interesa të ndërsjella sollën njohjen dhe më pas statusin organik të Principatë­s Shqipëri, paraqitur nga Austro- Hungaria dhe Italia në Konferencë­n e Ambasadorë­ve në Londër, si edhe përpjekja, veçanërish­t e Austrisë, për kufijtë natyrorë të Shqipërisë, që u cunguan po nga ajo konferencë e Fuqive të Mëdha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania