Panorama (Albania)

Artan Fuga, kundër projektlig­jit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj

-

Akademiku Artan Fuga ka shprehur rezervat e veta në lidhje me projektlig­jin për Akademinë e Shkencave. Sidomos, ai është treguar kritik për ato nene që parashikoj­në kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të ASH. Fuga i ka parashtrua­r grupit të punës për reformimin e Akademisë një material me 19 pika, ku kundërshto­n platformën e paraqitur prej tyre. Sipas Fugës, kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj të Akademisë nuk janë të njëjta me anëtarët ekzistues, që janë subjekt i reformës. Kritiku i Akademisë zbulon se janë vendosur standarde të dyfishta edhe për pranimin e akademikëv­e që vijnë nga politika. “Të gjitha kërkesat që mendohen t’u vihen kandidatëv­e të rinj për anëtarësim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duhet të kërkohen e të zbatohen edhe për anëtarët e rregullt ekzistues. Dokumenti parashtron kërkesa për plotësim kriteresh nga kandidatët e rinj, por nuk kërkon që po ato kritere të përmbushin edhe nga akademikët ekzistues. Pra, ka vend që të kalojë në filtër edhe veprimtari­a shkencore e ekzistuesv­e”. Sipas Fugës, “dokumenti i parashtrua­r për diskutim e sheh akademikun me veprimtari si ajo e profesorit, por me ndryshime vetëm sasiore, flitet për më shumë botime, më shumë artikuj, më shumë kumtesa etj. Ky është defekti sepse janë parë kriteret e pranimit të shkëputura nga roli i ri që duhet të luajë Akademia e Shkencave, për të mos qenë thjesht një institut kërkimor i ndërtuar keq, si konglomera­t kërkuesish, që vijnë nga fusha pa lidhje me njëra- tjetrën”. Fuga ka kërkuar që pastërtia e figurës, pra, verifikimi për bashkëpuni­m me ish- Sigurimin e Shtetit, të kërkohet edhe për anëtarët ekzistues, jo vetëm ata të rinj. “Kam mendimin se me kriteret që kërkohen për veprimtari­në shkencore të një kandidati për akademik, më shumë matet “fuqia komunikati­ve” e kandidatit sesa niveli i tij i kërkimit shkencor. Tjetër është komunikimi i shkencës dhe tjetër është kërkimi shkencor. Këto dy koncepte janë ngatërruar me njeritjetr­in”, është shprehur ndër të tjera akademiku Fuga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania