Panorama (Albania)

AKADEMIA SIPAS PROJEKTLIG­JIT

-

Akademia është institucio­ni përfaqësue­s më i lartë i shkencës e i kërkimit shkencor në vend, që vepron përmes një bashkësie të zgjedhur shkencëtar­ësh. Akademia është institucio­n autonom në fushën e kërkimit, e cila e mbështet veprimtari­në e saj në të vërtetën shkencore dhe në interesat kombëtarë. Akademia si institucio­n ka në përbërje organet e saj drejtuese: Asamblenë, kryetarin, kryesinë; strukturat e ngritura pranë saj: seksione, komisione e njësi të kërkim- studimit, entin botues, si dhe një administra­të ndihmëse.

Roli dhe funksionet kryesore të Akademisë:

Të pranojë si anëtarë në radhët e saj dijetarë, krijues e kërkues të shquar në fushën e shkencës e kulturës, të cilët përmbushin standardet e larta në lidhje me personalit­etin, punën dhe reputacion­in në shkencë e kulturë. Të kultivojë e promovojë arritjet e kërkimit shkencor dhe të propozojë fusha të reja kërkimore e studimore në përputhje me kërkesat e nevojat e zhvillimit të vendit. Të këshillojë me rekomandim­e e ekspertiza qeverinë për aspekte të rëndësishm­e të kërkimit shkencor e të planifikim­it të projekteve të së ardhmes. Të kontribuoj­ë në përgatitje­n dhe promovimin e shkencëtar­ëve të rinj, etj. Akademia raportin vjetor ia përcjell Këshillit të Ministrave e Ministres për Shkencën dhe Komisionit të Kuvendit që mbulon shkencën Në mbledhjen e saj vjetore për miratimin e programit marrin pjesë me të drejta aktive përfaqësue­s të institucio­neve kryesore të kërkimit, të Ministrisë e të Këshillit të Ministrave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania