Panorama (Albania)

Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e

-

Argumentet e dhëna nga 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja ( kryetar) dhe Vitore Tusha, për njohjen për efekt pensioni të viteve të shkollës së lartë. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm femrat deri në 2032, kohë kur barazohet edhe mosha e daljes në pension.

Përfituese­t gra, nga viti 2000 deri në vitin 2032, nuk plotësojnë njërin nga kushtet, që është periudha e sigurimit në momentin e arritjes së moshës për pension pleqërie, duke mos përfshirë periudhën e studimit në shkollat e larta. Mosha për pension në vitin 2000 ishte 55 vjeç, ndërsa periudha e sigurimit e kërkuar ishte 28 vjet. Nga përfundimi i shkollës së lartë gruaja nuk plotësonte periudhën e sigurimit. Ndërsa burrat, në vitin 2000, e kishin moshën për pension 60 vjeç dhe periudhën e sigurimit 31 vjet, të cilat i plotësonin. Nga diferenca e këtyre kritereve, burrat duhej ta fillonin punën në moshën 29vjeçare pa ndërprerje deri në mbushjen e moshës për pension, periudhë e cila plotësohej.

Me ndryshimet e ligjit nr. 7703/ 1993 me ligjin nr. 104/ 2014, në nenin 92, gruaja duhet të ketë moshën 63 vjeç e dy muaj dhe 40 vjet sigurim për vitin 2033, diferenca e këtyre kritereve ( moshë dhe vjetërsi), nga viti i përfundimi­t të shkollës së lartë deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, plotëson periudhën e sigurimit. Për meshkujt, në vitin 2033 mosha është 65 vjeç e një muaj dhe 40 vjet punë, diferenca e këtyre kritereve nga përfundimi i shkollës së lartë deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, plotëson periudhën e sigurimit. Nga viti 2033 për përfitim pension pleqërie nuk përfshihet më periudha e shkollës së lartë si vite të siguruara për gratë, duke barazuar kriteret mes burrit dhe gruas.

Pra, masat pozitive legjitimoh­en të ndërmerren ndaj grupeve, sikundër gratë në rastin konkret, të cilat ndodhen në pabarazi faktike, me prejardhje historike/ sociale/ ekonomike, në raport me pjesën tjetër të shoqërisë, dhe me qëllim arritjen e barazisë midis këtyre grupeve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Në pamje të parë këto favore dhe mundësi shtesë kuptohen si negative, megjithatë kjo formë diskrimini­mi legjitimoh­et me qëllimin e mirë të zhdukjes së pabarazisë të grupeve të caktuara, duke siguruar në këtë mënyrë një drejtësi sociale më të madhe. Situata faktike shoqërore nuk ka qenë njësoj si për burrat, ashtu edhe për gratë, prandaj dhe është ndërhyrë pozitivish­t.

Si konkluzion, pretendime­t e kërkueses për cenim të parimit të mosdiskrim­inimit nuk qëndrojnë dhe, për rrjedhojë kërkesa duhej rrëzuar për pathemeltë­si dhe jo për mungesë legjitimim­i të gjykatës referuese.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania