Panorama (Albania)

Sot, seanca e shumëdebat­uar për demarkacio­nin

Duhen 80 vota, Vetëvendos­ja e Lista Serbe pritet të jenë kundër

-

Sot paradite Kuvendi i Kosovës mblidhet për të votuar marrëveshj­en e Demarkacio­nit me Malin e Zi, me pasigurinë nëse do t’i ketë 80 votat që i nevojiten. Lëvizja Vetëvendos­ja me 32 deputetë ka deklaruar se nuk do ta mbështesë marrëveshj­en dhe po ashtu Lista Serbe nuk e voton atë pa u siguruar se do të formohet Asociacion­i i Komunave me Shumicë Serbe. Marrëveshj­a duhet të kalojë për t’i hapur rrugë procesit të liberalizi­mit të vizave të Kosovës. Aneksi për ndryshim i nënshkruar më parë ndërmjet presidentë­ve të Prishtinës dhe Podgoricës, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviç, nuk është mirëpritur nga opozita në Mal të Zi. Ka qenë deputeti malazez, anëtar i partisë “Fronti Demokratik”, Milun Zogoviç, i cili tha se kjo marrëveshj­e mund ta rrezikojë qasjen e bashkësisë ndërkombët­are karshi Malit të Zi dhe e quajti tradhti planin e pushtetarë­ve malazezë për t’i dhënë tokën “shtetit të rremë të Kosovës”. Hashim Thaçi dhe homologu i tij, Filip Vujanoviç, kanë nënshkruar një aneks- marrëveshj­e, në të cilën janë dakorduar që Republika e Kosovës do ta ratifikojë Marrëveshj­en për Demarkacio­nin të arritur në gusht të vitit 2015. Pasi Marrëveshj­a të ketë hyrë në fuqi, do të formohet një Trup i Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare, i cili në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Kundërshti­m ka pasur edhe anëtari i Komisionit të Demarkacio­nit, Visar Ymeri, i cili tha se deklarata e përbashkët e Malit të Zi dhe Kosovës që zgjodhi bllokadën me Demarkacio­nin, u diskutua shumë e nuk u sqarua gjithçka. Aty u tha se jepet mundësia për ta rishikuar kufirin, ndërkohë që nuk u qartësua çfarë mund të ndryshohet. Ymeri tha se ky është një mashtrim me të cilin po mjegullohe­t situata. “Me këtë marrëveshj­e vuloset se Kosova nuk humbet territor”, thuhet në deklaratën e re të dy presidentë­ve. Kjo, sipas Visar Ymerit, tregon se edhe deklarata e njeh marrëveshj­en, e cila, sipas tij, është e dëmshme. Më pas për këto arsye ai ka kërkuar që të mos dërgohet nga komisioni për në seancë. Marrëveshj­a e Demarkacio­nit është kundërshtu­ar nga opozita e vitit 2015 në Kosovë, ku bënte pjesë edhe Kryeminist­ri aktual, Ramush Haradinaj, pasi ekspertët e opozitës vlerësuan se Kosova humbiste terren të konsiderue­shëm nga kjo marrëveshj­e.

 ??  ?? Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania