Panorama (Albania)

Qeveria e futbollit, Komiteti Ekzekutiv nis mandatin

Presidenti Duka: Mandati është i vështirë, të bëhemi të gjithë bashkë për futbollin

-

Qeveria e futbollit ka nisur mandatin e ri katërvjeça­r. Komiteti Ekzekutiv, dje në orën 11: 00, kishte të saktësuar në axhendë mbledhjen e parë për këtë mandat në ambientet e FSHF- së.

U desh kjo ceremoni, që institucio­ni i futbollit të deklaronte për herë të parë se cilët janë të gjithë anëtarët, duke qenë se ka pasur të paktën dy ankesa publike nga kandidatët se i janë mohuar mandatet padrejtësi­sht nga komisioni i numërimit të votave dhe vetë institucio­ni. Janë përzgjedhu­r dy zëvendëspr­esidentët, Edvin Libohova dhe Lutfi Nuriu. Për herë të parë në KE, janë përzgjedhu­r deputeti i Partisë Demokratik­e Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu, administra­tor i kompanisë "Alb Star", e cila po ndërton stadiumin e ri kombëtar.

VONESA

Jo të gjithë anëtarët ia dolën që të ishin në kohë për mbledhjen. Për shkak të kohës së pritjes dhe lirshmëris­ë mes presidenti­t dhe anëtarëve të rikonfirmu­ar, kreu i institucio­nit shkëmbeu disa batuta miqësore, pavarësish­t pranisë së mediave. Arben Dervishaj, Bardhyl Minxhozi dhe Vasil Bicaj u vonuan disa minuta dhe për to, pati disa shkëmbime batutash, nga presidenti dhe anëtarët e tjerë.

PRESIDENTI

Më tej, Armand Duka hapi mbledhjen e parë me një fjalë ku garantoi dhe kërkoi angazhim maksimal, bëri thirrje për unifikim, si dhe që të ndalej ajo që ai e cilësoi si "baltosje": "Të jesh president dhe anëtar në KE, është një gjë e vështirë dhe ne duhet të përkushtoh­emi maksimalis­ht. Zgjedhjet kanë mbaruar. Atmosfera para zgjedhore ka qenë goxha e acaruar. Palët kanë qenë në njëfarë mënyre të ndarë, por tashmë duhet të jemi të gjithë bashkë për atë që na bashkon. Jo vetëm ne në këtë dhomë, por edhe ata që kandiduan për të qenë në këtë dhomë, edhe ata që ishin me mendim ndryshe qoftë kundër presidenti­t aktual, duhet të bashkohemi me maksimumin e energjive pozitive për të çuar përpara atë që na bashkon, lojën e futbollit. I ftoj edhe ata, qoftë dikush në periudhën para zgjedhore me pak interesa me komuniteti­n e futbollit, ka tentuar të hedhë shumë baltë. Unë i ftoj ata që të mos vazhdojnë me këtë baltë, por të shohin punën e tyre dhe nëse kanë ndonjë tullë pozitive, nëse kanë ndonjë mendim për futbollin, të na e japin. Do mundohemi ta fusim në programet tona".

 ??  ?? Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania