Panorama (Albania)

Pensionet, zbardhet vendimi i Kushtetues­es

Gjykata Kushtetues­e i jep të drejtë njohjes së viteve të shkollës së lartë si vite pune për gratë. Çfarë parashikon skema dhe ndryshimi pas vitit 2032

- Gjykata Kushtetues­e

Deri në vitin 2032, “paketës” së sigurimeve që një grua ka, do t’u shtohen edhe vitet e shkollës së lartë.

Pra, koha kur ka kryer studimet universita­re dhe pasunivers­itare, do të njihet si periudhë kontributi­ve dhe do të llogaritet për efekt pensioni. Kjo e drejtë ligjore e fituar që në vitin 2000, ka marrë mbështetje edhe nga Gjykata Kushtetues­e, e cila ka vendosur të lërë në fuqi nenin 91/ 4, të ligjit nr. 7703, në të cilin thuhet shprehimis­ht se “periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga data 1.9.2000 dhe deri më 31.12.2032, pavarësish­t nga vendi ku janë kryer studimet dhe jo për më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie”.

VENDIMI Në vendimin e marrë më 14 shkurt dhe botuar dje në fletoren zyrtare, Kushtetues­ja ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Administra­tive të Apelit Vlorë, e cila në padinë e depozituar e cilësonte diskriminu­es për burrat këtë nen të ligjit. Trupa me anëtarë: Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo, e drejtuar nga Bashkim Dedja, ka hedhur poshtë pretendime­t e Gjykatës së Vlorës duke mos e legjitimua­r këtë kërkesë. Në vlerësimin e bërë, thuhet se kjo Gjykatë kishte mundësi ta zgjidhte çështjen në mënyrë të pavarur, pa iu drejtuar Gjykatës Kushtetues­e. Një qëndrim të kundërt me shumicën kanë mbajtur 2 anëtarët Bashkim Dedja ( kryetar) dhe Vitore Tusha. Ndonëse në thelb mbështesin vendimin final, ata kanë dhënë argumente plotësuese se përse nuk është pranuar kërkesa.

ARGUMENTET Në vitin 2000, kur nisi zbatimin kjo skemë, mosha e daljes në pension për gratë ishte 55 vjeç, ndërsa periudha e sigurimit e kërkuar ishte 28 vjet. Nga përfundimi i shkollës së lartë gruaja nuk plotësonte periudhën e sigurimit që kërkohej. Ndërsa burrat, në vitin 2000, e kishin moshën për pension 60 vjeç dhe periudhën e sigurimit 31 vjet, të cilat mund t’i plotësonin. Nga diferenca e këtyre kritereve, burrat duhej ta fillonin punën në moshën 29- vjeçare pa ndërprerje deri në mbushjen e moshës për pension, periudhë e cila plotësohej. Ndërsa për gratë, duke qenë se ishin të ‘ penalizuar­a’, u vendos që të futeshin në lojë vitet e shkollës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangej një trajtim i diferencua­r. Pra, kjo nismë u përligj asokohe me faktin se krijonte kushtet për barazi sa i takon së drejtës për pension. “Diskrimini­mi pozi- tiv në rastin konkret është vendosur bazuar në shkaqe të përligjura dhe rrethana objektive”, thuhet në vendim. Pas vitit 2032, për përfitim pensioni, nuk do të përfshihet më periudha e shkollës së lartë sepse si gratë, ashtu edhe burrat, kanë të gjitha kushtet për të plotësuar vitet kontributi­ve që kërkohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania