Panorama (Albania)

Zhduket biznesmeni i aferës së pronave në bregdet, gjyqtarja u tërhoq para arrestimit

IDLIR KARKINI U LARGUA NE ITALI NE KOHEN KUR DOSJA U DERGUA NGA PROKURORIA NE GJYKATEN E KAVAJES

- TIRANE

Operacioni “Ranishtja 2”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për zyrtarët e përfshirë në tjetërsimi­n e pronave në Spille, dyshohet të jetë dekonspiru­ar.

Kjo është arsyeja që biznesmeni Ilir Karkini, që kishte arritur të regjistron­te në pronën ku ndodhet poligoni i qitjes Rreth- Greth, i Komandës së Forcës Ajrore, arriti t’i shpëtonte arrestimit. Burime nga grupi hetimor thanë dje se ka dyshime të arsyeshme që dekonspiri­mi të ketë ardhur nga brenda Gjykatës së Kavajës, në momentin që janë dorëzuar kërkesat e Prokuroris­ë, për caktimin e masave të sigurimit. Nga 10 masat e sigurimit e vendosura nga Gjykata e Kavajës, dy nuk u arritën të ekzekutohe­shin. Bëhet fjalë për masat “arrest me burg”, të vendosura për biznesmeni­n Karkini, i akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe mikut të tij, Artur Tosku, kryeinspek­tor në IMTV Rrogozhinë, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Të dy këta persona, nuk u gjetën në adresat e tyre në momentin kur forcat e Policisë shkuan për t’i arrestuar. Biznesmeni Idlir Karkini rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në kohën kur dosja e Prokuroris­ë u dërgua në Gjykatën e Kavajës. Ndërsa nuk ka të dhëna për vendndodhj­en e kryeinspek­torit të IMTV Rrogozhinë, Artur Tosku. Burime nga grupi hetimor thanë se caktimin e masave të sigurisë do e bënte gjyqtarja Entela Shedula, e cila ishte tërhequr në momentin e fundit, pasi njihte njëri nga personat e dyshuar. Ky veprim ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një dekonspiri­m të mundshëm të operacioni­t në fazën kur dosja ndodhej në Gjykatën e Kavajës. BIZNESMENI NE KERKIM

Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e tjetërsimi­t të pronave në bregdetin e Spillesë, në zonën e Rrogozhinë­s është një emër i njohur edhe më parë për përfshirje në afera. Rreth 3 vite më parë, një nga 4 kompanitë e tij, “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdr­ejtë me cenimin e sigurisë kombëtare, të ashtuquajt­urin skandali i radarëve të Ushtrisë. Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret, Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ia hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”. Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshti­m me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese ko- mpaninë “Idea tel”. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizë­n e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”. Skandali u thellua në vitin 2016, kur një raport i Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e, zbuloi se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhj­a e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës. Dy vjet pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim, këtë herë si i dyshuar për tjetërsimi­n e pronave në bregdetin e Spillesë.

 ??  ?? GJYQTARJA ENTELA SHEDULA ( MAJTAS) PRONA E GRABITUR NE BREGDET
GJYQTARJA ENTELA SHEDULA ( MAJTAS) PRONA E GRABITUR NE BREGDET
 ??  ?? Prona e Ministrisë së Mbrojtjes, që u përfitua nga biznesmeni Idlir Karkini
Prona e Ministrisë së Mbrojtjes, që u përfitua nga biznesmeni Idlir Karkini
 ??  ?? Biznesmeni Idlir Karkini
Biznesmeni Idlir Karkini
 ??  ?? Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula
Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania