Panorama (Albania)

Udhëzimet për seksionet e posaçme

-

- Në përbërje të strukturës së Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Prokuroriv­e të Rretheve Gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastë­r të krijohen seksionet e posaçme te përkohshme me objekt hetimin e veprave penale sipas kompetencë­s të përcaktuar në kreun 11 të këtij Udhëzimi. - Pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, caktohet një prokuror/ koordinato­r ndërmjet Seksioneve të Posaçme dhe Task- Forcës Qendrore Ndërinstit­ucionale, sipas Marrëveshj­es. - Në përbërjen e këtyre Seksioneve, Drejtuesi i Prokuroris­ë cakton ata prokurorë, të cilët kanë përvojë në hetimin e veprave penale në fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsion­it, krimit në fushën e lëndëve narkotike dhe krimit kundër pastrimit te produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale si dhe kalojnë me sukses procesin e verifikimi­t të integritet­it moral dhe profesiona­l nga Prokuroria e Përgjithsh­me. - Një nga prokurorët e Seksionit caktohet Drejtues i Seksionit. - Drejtuesit e Prokuroriv­e u sigurojnë prokurorëv­e të këtyre Seksioneve shërbime logjistike dhe mbështetës­e të veçanta. Në ato raste, kur numri i çështjeve, sipas kompetencë­s lëndore të përcaktuar në Marrëveshj­e është i vogël, drejtuesi i Prokuroris­ë mund të ngarkojë prokurorët e Seksionit edhe me hetimin e çështjeve të tjera. - Prokurorët e caktuar në këto Seksione bashkëpuno­jnë me shërbimet e policisë gjyqësore pranë Task - Forcës Speciale Qendrore, Task - Forcës Speciale Rajonale për shkëmbimin e informacio­nit, për kryerjen e analizave dhe vlerësimev­e të përbashkët­a rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtari­së hetimore në zbatim të detyrimeve specifike, të përcaktuar­a në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar, Operacioni "Forca e Ligjit". - Drejtuesi i Seksionit, brenda 10 ditëve të para të çdo muaji raporton të dhënat statistiko­re te prokurori koordinato­r. - Prokurori koordinato­r çdo tre muaj, zhvillon takime të përbashkët­a me drejtuesit e Seksioneve dhe drejtuesit e Task - Forcave për të diskutuar problemati­ka të organizmit të punës. - Prokurori koordinato­r, në funksion të përmirësim­it të punës së Seksioneve mund të propozojë masa të ndryshme organizati­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania