Panorama (Albania)

SI APLIKOHET NE ATP

Kompensimi, lista II e pronarëve që përfitojnë

- TIRANE

Lista e dytë me emrat e 3500 pronarëve që përfitojnë kompensimi­n për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje. ATP: Aplikimet e hapura, ja lehtësirat

Vonesat e krijuara në kompensimi­n e pronarëve të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues e kanë origjinën sa në lënien pas dore të këtij procesi nga ana e familjarëv­e përfitues, aq edhe në mungesën e koordinimi­t mes institucio­neve.

Edhe kësaj radhe, Hipoteka është vendosur në "shënjestër të akuzave" për vonesat që ka sjellë në konfirmimi­n e statusit të pronës. Janë rreth 3500 pronarë që nga viti 2008 deri në 2017, të cilët gëzojnë të drejtën e kompensimi­t, por që nuk janë paraqitur asnjëherë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të aplikuar. Gazeta vijon sot me pjesën e dytë të listës së përfituesv­e, duke publikuar edhe faturën për çdo familje.

"Gjatë shqyrtimit të aplikimeve të kryera janë hasur problemati­ka jo të pakta, të cilat në shumë raste kanë sjellë dhe zgjatje të panevojshm­e të procesit. Këto problemati­ka kanë pasur të bëjnë kryesisht me gabime në materiale të evidentuar­a në VKM- të përkatëse lidhur me gjeneralit­etet e subjekteve përfituese, numrat e pasurisë, sipërfaqja e pronës së miratuar për kompensim si dhe vlera e akorduar për shpërblim. Gjithashtu, disa problemati­ka i adresohen dhe korrespond­encës dhe konfirmime­ve që ATP- ja bën me institucio­net e treta", bëhet me dije nga ATP- ja. Për të thjeshtuar dhe lehtësuar sa më shumë procedurat, janë ndërmarrë së fundmi disa ndryshime ligjore. Kështu, kur konstatohe­n gjeneralit­ete të ndryshme të subjekteve nga ato faktike të tyre, atëherë ATP- ja ka të drejtë të verifikojë dhe të provojë, bazuar në të dhënat e përgjithsh­me të pasurisë dhe të trashëgimi­së të marra në institucio­net e treta, se gjenealite­tet e subjekteve përfituese janë të njëjta me ato të subjekteve të publikuara në listat e vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave. Lehtësira do të ketë edhe në dokumentac­ion. Nuk do të kërkohet më certifikat­ë familjare dhe kopje e kartës së identiteti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania