Panorama (Albania)

ZBARDHET SKEMA E MASHTRIMIT, DYSHIME PER SHMANGIEN E BANKES

Zbardhet skema e përvetësim­it të 2 milionë eurove nga stomatolog­ia Duka, të dëmtuarit ia dorëzuan paratë dorazi

-

Dentistja që mashtroi biznesmenë­t, pronari i Exchange i dha 900 mijë euro me çantë

Stomatolog­ia 38vjeçare, Olesia Duka, e cila u arrestua dy ditë më parë për mashtrim, dyshohet të ketë përvetësua­r deri në 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm nga Durrësi e Tirana.

Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit. Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderue­shme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatolog­es nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës. Burimet thanë se të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t’ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha. Të paktën deri tani llogaritet një vlerë prej afro 2 milionë eurosh, që është përvetësua­r përmes gënjeshtrë­s dhe shpërdorim­it të besimit nga ana e stomatolog­es. E megjithatë, të paktën deri tani, grupi hetimor nuk ka në dorë ndonjë dokument apo faturë bankare që të provojë se këto para janë tërhequr nga bankat. Deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për dyshime të mundshme të “pastrimit të parave”, nga ana e të dëmtuarve, por pritet të nisë një verifikim në ditët në vazhdim.

ARRESTIMI

Policia tha dje se Sektori për Hetimin e Pastrimit Parave në qendër e ai në Durrës, arrestuan me vendim të Gjykatës së Durrësit shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç lindur e banuese në Tiranë, pasi ka mashtruar disa biznesmenë duke u hequr si grosiste e kontrollit të shumicës së lëndës së parë për mbushje dhëmbësh. “Nga një hetim proktiv prej disa muajsh është dokumentua­r mekanizmi se si mashtronte bi- znesmenët shtetasja Olesia Duka. Vlera e mallit të përfituar dhe dëmit të shkaktuar ndaj biznesmenë­ve shkon deri në rreth 2 milion euro. Të arrestuarë­s iu identifiku­an 4 apartament­e në Tiranë e në Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, për të cilat iu kërkua Prokuroris­ë të nxjerrë urdhër sekuestrim­i në procedimin penal”, tha dje Policia.

HETIMI

Prokuroria e Durrësit njoftoi të dielën se në bashkëpuni­m me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetaseje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro. “Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dy- shime të arsyeshme të mbështetur­a në prova se nga shtetasja Olesia Duka është kryer vepra penale e ‘ mashtrimit’ parashikua­r nga neni 143/ 3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrë­s dhe shpërdorim­it të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit Idlir Hoxha, që nga njohja mes tyre në nën- tor 2016. Autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe te disa persona të tjerë. Për këto arsye, nga ana e Gjykatës së Durrësit është caktuar masa e sigurimit ‘ arrest ne burg’ për shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë së Durrësit.

 ??  ?? Olesia Duka
Olesia Duka
 ??  ?? Idlir Hoxha
Idlir Hoxha
 ??  ?? Biznesmeni, Idlir Hoxha
Biznesmeni, Idlir Hoxha
 ??  ?? Stomatolog­ia, Olesia Duka
Stomatolog­ia, Olesia Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania