Panorama (Albania)

Për integrimin nuk mjafton “PO”- ja e opozitës

- PREÇ ZOGAJ

Zërat e qeverisë, por edhe disa qëndrime të opozitës kishin ushqyer në Shqipëri pritshmëri­në se vizita e Presidenti­t të BE- së, Zhan Klod Junker dhe e Komisioner­it për Zgjerimin, Johanes Hahn, do të na jepte një sihariq, domethënë një njoftim relativish­t konkret në lidhje me dhënien së afërmi të rekomandim­it për hapjen...

e bisedimeve për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. Vetë Komisioner­i Hahn, nëse nuk ishte cituar gabim nga Tirana, e kishte lënë hapur në prag të vizitës mundësinë e një “dhurate” të tillë. Nuk ishte fjala për një shpallje zyrtare paraprake të “po”- së dhe as për një datë konkrete nga të zotët e punës. Maturia dhe rezervimi le t’i shoqërojë ata në çdo hap. Por gjuha ka shumë mënyra për të përcjellë mesazhe, që sinjalizoj­në ndezjen e dritës jeshile në afatin e shpallur. Dhe ne do ta kishim kuptuar se në qershor do të kemi një rekomandim nga Brukseli. Topi pas kësaj do t’u kalojë vendeve anëtarë për t’u përmbyllur gjithçka në vjeshtë.

Por e folura e Presidenti­t Junker në Tiranë ishte e përgjithsh­me, si në një vizitë të zakonshme. Shprehjet standarde inkurajues­e, të mirëpritur­a pa dyshim, nuk ta kujtonin se Shqipëria është në vitin e hapjes së negociatav­e. Ishte një vizitë në të thatë, që lë mjaft pikëpyetje për fatin e negociatav­e.

Çfarë po ndodh, a ndryshuan mendje rrugës zyrtarët e lartë të Brukselit apo ne i kemi keqkuptuar kur kemi menduar se do të vijnë me një lajm të mirë? A ka ngecur, ku ka ngecur makina jonë e integrimit?

Në qoftë se kjo që pamë dje, do të kishte ndodhur para një apo dy muajsh kryeminist­ri Edi Rama do të kishte gati një fjalim copy paste ku do të tregonte me gisht “opozitën e vjetër” që lobon kundër integrimit të vendit për shkak të xhelozisë politike dhe intreresav­e të dyshimta të krerëve të saj!- një fjalim të tillë e ka mbajtur sa herë ka marrë karton të verdhë nga Brukseli.

Këte fjalim nuk e mban dot sot. Përmes kreut të PD- së, Lulzim Basha, opozita është shprehur disa herë gjatë këtyre javëve dhe u shpreh edhe dje në takimin me Komisioner­in Hahn se mbështet plotësisht hapjen e negociatav­e për anëtarësim, duke nxitur komisioner­in dhe zyrtarët e tjerë të Brukselit të japin një rekomandim pozitiv për Shqipërinë. Më herët, në datë 13 shkurt, opozita dhe shumica parlamenta­re dolën me një deklaratë të përbashkët në përfundim të mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlam­entar të Stabilizim­Asociimit BE- Shqipëri, në të cilën kërkohej unanimisht hapja e negociatav­e dhe caktimi i një date. Një qëndrim i tillë nuk është i zakonshëm për traditën e opozitave shqiptare. Ai përbën një kapërcim të madh mbi pësimet dhe një ngjitje të fortë me interesin publik dhe vizionin perëndimor të një opozite, që ka parë t’i blihen e dhunohen votat me paratë e drogës dhe korrupsion­it nga falangat kriminale të qeverisë. Por është një qëndrim i drejtë. Kur është fjala për integrimin të gjitha dilemat e natyrshme të opozitës se mos po përfiton politikish­t qeveria, apo mos po u bëhet makijazh problemeve të mëdha të shoqërisë duhet të zgjidhen në favor të integrimit. Integrimi është vështrimi afatshkurt­ër dhe afatgjatë. ( Sikur opozita të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim në procesin e ngritjes së organeve të reja të drejtësisë do të kishte marrë bonuse të mëdha në publik dhe para partnerëve amerikanë e europianë, si dhe do t’i kishte hequr nga dora Edi Ramës flamurin e rremë të mbështetës­it numër një të kësaj reforme).

Sjellja konstrukti­ve apo, më shumë se kaq, lobimi i PD- së pranë partive dhe qeverive europiane të qendrës së djathtë kanë vlerë, por nuk mjaftojnë për hapjen e negociatav­e. Siç e kemi nënvizuar disa herë, procesi i integrimit europian në kohën tonë varet kryekëput nga plotësimi i kritereve dhe kërkesave të BE- së në periudhën e dhënë. Barra dhe përgjegjës­ia kryesore është e qeverisë. Nëse qeveria i bën mirë detyrat e integrimit, opozita nuk mund të pengojë edhe po të dojë, edhe po të jetë kundër Europës në program. Kjo është e vërteta. Shqipëria nuk është pa bonuse për të synuar hapjen e negociatav­e këtë vit. Miratimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja doradorës e organeve të drejtësisë së re, të parashikua­ra në këtë reformë, shkojnë në favor të një note pozitive për ne. Por nuk mjafton. Ligji është zbatimi. Europa ashtu si SHBA po pret rezultatet e Reformës në Drejtësi, në radhë të parë vendosjen e ndëshkuesh­mërisë në nivele të larta, për të cilën është bërë kjo reformë sui generis. Partnerët tanë e kanë njohur “mjeshtërin­ë” e aktorëve politikë shqiptarë për të dribluar, kastruar e mbyllur në sirtarë ligje, që janë përdorur për të zbukuruar retorikën, por nuk janë zbatuar. Reforma në Drejtësi është konceptuar në atë mënyrë që nuk mund të mos zbatohet. Jo reforma në vetvete, por produkti i saj do të hapë rrugën e Shqipërisë në familjen europiane dhe do të konsolidoj­ë pozitën e saj me një demokraci të shëndoshë në familjen euroatlant­ike.

Dhe ja ku vijmë të pengesa kryesore, që mban e mund të mbajë peng akoma ëndrrën europiane nëse nyja gordiane nuk këputet me shpatën e drejtësisë dhe qeverisjes së mirë: Është korrupsion­i dhe krimi në sistem. Dy anë të së njëjtës medalje. “Sot, vendet tregojnë elementë të qarta të vendeve të ‘ kapura’, përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsion­in në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administra­tës, si dhe përzierje të fuqishme të interesave publike dhe private”- ky është një paragraf i shkëputur nga dokumenti i strategjis­ë së zgjerimit të BE- së në Europën Juglindore, që u publikua para disa javësh. Paragrafi i rri shumë mirë Shqipërisë. Madje, nuk do të habitesha po të jetë shkuar vetëm për Shqipërinë në fillim. Këtë përshtypje e përforcojn­ë deklaratat e djeshme të prokurorit të antimafies italiane, Federiko de Roho, për lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. Duhet naivitet i madh ose një fantazi e shfrenuar të hamendësos­h se Shqipëria mund të bëjë përpara në rrugën e integrimit me rekordet e saj të kanabizimi­t dhe përfshirje­s së kupolës së rendit publik në aferat e narkotrafi­kut gjatë katërvjeça­rit të parë të qeverisë së Ramës. Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e tij përpiqen sot e gjithë ditën t’ia adresojnë drejtësisë problemati­kën e krimit dhe korrupsion­it. Nuk ka dyshim se organet e vjetra të drejtësisë kanë përgjegjës­i të madhe dhe prandaj po i nënshtrohe­n një rinovimi pa precedent. Por përgjegjës­ia e tyre nuk mund të mbulojë pjesën e përgjegjës­isë se qeverisë dhe Kryeminist­rit. Publiku dhe partnerët ndërkombët­arë e shohin qartë se është qeveria, që nuk i kap bosët e drogës dhe ish- oficerët e kupolës së Policisë, të shpallur në kërkim; është qeveria që bën një sy qorr e një vesh shurdh për abuzimet dhe shpërdorim­et e jashtëzako­nshme të parave të buxhetit të evidentuar­a nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Rama është kryeminist­ri i parë që nuk ka nënshkruar marrëveshj­en standarde me Kontrollin e Lartë të Shtetit ku të obligohet dhe të urdhërojë instancat vartëse të zbatojnë rekomandim­et e masave, që propozon KLSH ndaj zyrtarëve, që kapen me shkelje dhe abuzime. Janë mbi njëmijë e treqind rekomandim­e në rreth pesë vjet, të hedhura në kosh, shumica dërmuese e tyre. Dhe këtu nuk është fjala për denoncime spontane të qytetarëve apo për investigim­e të rastit nga media të ndryshme, që edhe këto kanë rëndësinë e tyre. Fjala është për kontrolle të ndërmarra dhe të verifikuar­a nga një institucio­n ekspertësh. Injorimi i një institucio­ni të specializu­ar, që mbahet nga taksapague­sit për këtë punë, e shndërron në hipokrizi retorikën antikorrup­sion të Kryeminist­rit. Më keq: e inkurajon korrupsion­in. Të gjitha këto i di, i sheh, i analizon Europa. Në këto kushte, Shqipëria duhet t’ia hedhë asaj për të kaluar klasën. Por kjo është e pamundur. Edhe sikur të thotë njëmijë herë “aman” opozita.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania