Panorama (Albania)

LSI voton pro si PS ligjin për Vetingun në Polici, PD abstenon

Debati i plotë në Kuvend, Xhafa: Hetim edhe familjeve tona, do ta shohësh si do dalë. Kreu i PD: Hiq dorë nga metodat e Sigurimit

-

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar dje votat duke miratuar në parim me 81 vota pro, projektlig­jin për vetingun në “Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe strukturës së Shërbimit të Ankesave dhe Kontrollit të Brendshëm”. Për këtë projektlig­j të rëndësishë­m Partia Demokratik­e ka abstenuar, pasi nuk është pranuar një prej amendament­eve kryesore, ai i përfshirje­s në veting të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe zëvendësmi­nistrave të tij. Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, konfirmoi arritjen e dakordësis­ë me LSInë për të miratuar nen për nen amendament­et e propozuara nga kjo forcë politike. “Grupi parlament i LSI- së ka depozituar një sërë amendament­esh dhe unë do t’i kërko- ja seancës që shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi të kalojë për seancën e ardhshme, me qëllim që të kemi kohë për të shqyrtuar amendament­et dhe për gjetur mundësinë e dakordësis­ë”, ka thënë dje Balla. Për shtyrjen e projektlig­jit u shpreh dhe kreu i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, i cili tha se amendament­et e propozuara mund të reflektohe­n në draftin final. Më herët, gjatë seancës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se do të propozonte veting për politikanë­t, veçanërish­t kreun e PD- së dhe familjarët e tij. Por kjo deklaratë ngjalli debate në seancë, teksa Basha u shpreh i hapur për t’iu nënshtruar çdo lloj hetimi. Nga ana tjetër, Taulant Balla tha se Lulzim Basha është nën hetim nga SHBA- të për përdorimin e parave të paligjshme në procesin e lobingut, ndërsa tha se për këto akuza fajin do ia “ngecë” Arben Ristanit.

 ??  ??
 ??  ?? LULZIM BASHA DHE FATMIR XHAFAJ, DJE NE SEANCE
LULZIM BASHA DHE FATMIR XHAFAJ, DJE NE SEANCE
 ??  ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania