Panorama (Albania)

Arrestohen autorët e vrasjes së biznesmeni­t

Në 2014 u kap 1 ton hashash, do trafikohej për llogari të Begallës

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmeni­t Memli Begalla, mbrëmjen e 14 shkurtit në zonën e ish- Bllokut.

Njëri nga të arrestuari­t, 43- vjeçari Denis Demiri, i njohur edhe me emrin Alban, dyshohet të ketë rolin e ekzekutori­t. Ndërsa personi tjetër, Ardian Serezi, 49- vjeç, ish- shofer i Parkut të Ministrisë së Brendshme, sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për transporti­min e 1 ton hashash, që dyshohet të ketë qenë e biznesmeni­t Begalla. Burime nga grupi hetimor, thanë se motivi i ngjarjes dyshohen të kenë qenë borxhet, që lidhen edhe me sasinë e konsiderue­shme të drogës së kapur në vitin 2014 në Gjirokastë­r. Të njëjtat burime konfirmuan se është provuar edhe me prova shkencore se Demiri është personi, që ka kryer ekzekutimi­n e Begallës. Ndërsa personi tjetër, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë natën e krimit, i cili ka rolin e bashkëpunë­torit, ende nuk është arrestuar dhe po punohet për kapjen e tij. Për ish- policin Serezi, deri tani është ngritur akuza e moskallëzi­mit të krimit, por gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në organizimi­n e ngjarjes.

ARRESTIMET Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, gjatë një konference për shtyp paraditen e djeshme, njoftoi se dje gjatë orëve të para të mëngjesit, ishte finalizuar operacioni i koduar “Triss”, gjatë të cilit u arrestuan dy të dyshuar për vrasjen e biznesmeni­t Memli ( Afrim) Begalla. Operacioni u organizua nga strukturat e Hetimit të Krimeve në Policinë e Tiranës në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë, duke u bërë e mundur zbardhja dhe dokumentim­in e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt në kryeqytet. Drejtori Skënderaj tha se, nga veprimet e dokumentua­ra, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimi­n e shtetasit Memli Begalla. Ndërsa, sipas tij, dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Drejtori i Policisë së kryeqyteti­t tha se për arsye hetimore, nuk mund të bëhen publike të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet, si dhe përfshirje­n e personave të tjerë në këtë ngjarje.

AUTORET Të dy personat e arrestuar dje nga Policia e Tiranës, në lidhje me vrasjen e biznesmeni­t 64- vjeçar, Memli Begalla, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Personi që sipas policisë ësh- të ekzekutori, Denis Demiri, ka qenë i dënuar më parë për një tentativë vrasjeje. Ngjarja për të cilin ai ishte dënuar, ka ndodhur më 2 prill të vitit 2012, në afërsi të maternitet­it “Koço Gliozheni”, kur ai tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin me iniciale F. M., me pretendimi­n se i kishte shqetësuar të fejuarën. Por Policia arriti të parandalon­te ngjarjen dhe arrestoi autorin e dyshuar, para se ai të shkrepte armën. Nga ana tjetër, personi tjetër që u ar- restua dje, Ardian Serezi, ishshofer i Parkut të Ministrisë së Brendshme, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Në shkurt të vitin 2014, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë së Gjirokastr­ës, teksa po transporto­nte 1 ton kanabis. Sipas grupit hetimor, dyshohet se këtë sasi droge ai po e tentonte ta trafikonte për llogari të biznesmeni­t Begalla. Për këtë rast, në atë kohë pati edhe një reagim të Partisë Demokratik­e, përmes deputeti Flamur Noka, i cili denonconte se Serezi ishte i afërm i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 ??  ?? Biznesmeni i vrarë, Memli Begalla
Biznesmeni i vrarë, Memli Begalla
 ??  ?? Denis ( Alban) Demiri
Denis ( Alban) Demiri
 ??  ?? Ardian Serezi
Ardian Serezi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania