Panorama (Albania)

Negociator­i i detit spiun? Zbulohet pse e shkarkoi Imami pas drekës me atasheun e ambasadës

BERISHA DENONCON ARTUR MEÇOLLARIN: ‘ SPIUN I SHERBIMEVE TE HUAJA’. KODHELI: ‘ EKSPERT DETI’. GJUNKSHI: ‘ I KUALIFIKUA­R’

- ARTUR MEÇOLLARI

Presidenti i Republikës Ilir Meta po verifikon kandidatur­ën e Artur Meçollarit si pjesë e grupit negociator të marrëveshj­es me Greqinë.

Burime pranë kreut të shtetit, pohuan dje për gazetën “Panorama” se Presidenti po merr informacio­ne në rrugë institucio­nale për një hetim për spiunazh ndaj Meçollarit në vitin 2013, kur ministër ishte Arben Imami. Mësohet, se gjatë kohës kur Meçollari punonte pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ai ka mbuluar marrëdhëni­et me atashetë e huaj në Shqipëri. Gazeta “Panorama” ka mësuar nga burime pranë Meçollarit, se arsyeja e shkarkimit të tij nga shërbimi ushtarak ka qenë një drekë me një atashe ushtarak të një ambasade në Tiranë, për të cilën Meçollari nuk kishte marrë leje nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Arben Imami. Burimet thanë gjithashtu se vendimi për largimin e tij nga shërbimi ushtarak është marrë edhe nga Prokuroria, e cila ka hetuar akuzat për spiunazh. Ndërkohë ish- ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila e riktheu Meçollarin në Forcat e Armatosura në 2013, tha për “Panorama” se “Meçollari është ekspert deti dhe jo spiun”.

DENONCIMI Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje si spiun të shërbimeve të huaja një nga anëtarët e grupit negociator për marrëveshj­en e detit me Greqinë. Duke e quajtur akt të papërgjegj­shëm të Kryeminist­rit Rama, Berisha e quajti superskand­al emërimin në grupin negociator të Artur Meçollarit. “Do të denoncoj me ashpërsinë më të madhe në grup një ish- spiun, i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturor­e me shërbimet e huaja. Ai u largua pas dokumentim­eve të pakundërsh­tueshme të SHIU- t dhe të dhënave të tjera, i larguar me vendim të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Eshtë Artur Meçollari. Ky përbën superskand­al”, tha Berisha. Ish- Kryeminist­ri denoncoi dhe një tjetër anëtar të grupit negociator, të propo- zuar nga Ministria e Jashtme. Ai është Ylber Dogjani, kreu i Flotës Detare. “Për herë të parë në histori, në krye të Forcave Detare është një gjeneral, që merr vesh nga Flota dhe Forcat Detare aq sa merrni vesh ju që dini notin. Ai nuk ka lidhje me detin. Ta emërosh në grupin negociator është të tallesh e të përqeshësh”, tha Berisha. Ai i kërkoi Presidenti­t Meta që të mos e pranojë grupin ne- Ministria e Mbrojtjes, në përgjigje të akuzave të ish- Kryeminist­rit, deklaroi dje se Artur Meçollari ka certifikat­ë sigurie. “Akuzat për spiunazh për Artur Meçollarin janë një trillim. Ka pasur edhe ka certifikat­ën e sigurisë, e cila jepet dhe konfirmohe­t nga NATO. Kjo certifikat­ë nuk i është hequr asnjëherë. Meçollari deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandanti­t të forcave të NATO- s, John Nicholson”, tha një burim zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ndaj akuzave të ishKryemin­istrit Berisha për Artur Meçollarin. gociator të propozuar nga Ministria e Jashtme. “Uroj që Presidenti i Republikës, që është zotuar publikisht se do të zbatojë në frymë e në germë Kushtetutë­n, të mos e pranojë këtë grup negociator. Shpresoj, që ky projekt ogurzi në vend që të shndërrohe­t në një vend bashkëpuni­mi, të mos lejojë të shndërrohe­t në një mollë sherri mes dy vendeve tona”, tha Berisha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MINISTRIA E MBROJTJES: AKUZAT E BERISHËS, TRILLIM
MINISTRIA E MBROJTJES: AKUZAT E BERISHËS, TRILLIM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania