Panorama (Albania)

Xhemal Gjunkshi: Meçollari është trajnuar nga amerikanët

-

Ish- Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratik­e, vlerësoi përgatitje­n ushtarake të Artur Meçollarit të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjunkshi tha për “Panorama” se kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura nuk ka parë ndonjë raport të SHIUT se Meçollari ishte spiun. “Unë nuk kam pasur asnjë informacio­n në lidhje me largimin e tij nga shërbimi ushtarak. SHIU varej nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kishte lidhje me Shtabin e Përgjithsh­ëm. Unë personalis­ht nuk mbaj mend që të kem lexuar një raport apo informacio­n që Artur Meçollari ka bërë shkelje të detyrës apo ka bashkëpunu­ar me agjentura të huaja. Nuk mund ta them këtë, sepse nuk e disponoj këtë informacio­n. Por si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualif­ied, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzako­nisht për kualifikim­in dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi. I pyetur nëse sheh paradoks te trajnimi i Meçollarit nga amerikanët dhe akuza për spiunazh, Gjunkshi tha se nuk i komenton dot akuzat. “Këto nuk janë çështjet e mia, janë çështje të lidershipi­t që e ka marrë, sepse nga informacio­net që kam unë, pas largimit, Meçollari nuk ka bërë një kallëzim në Gjykatë për largim të padrejtë nga puna. Informacio­n të plotë për largimin e tij nga detyra ka komandanti aktual i Forcave Detare, zoti Ylber Dogjani, i cili ka pasur dokumentac­ionin e duhur për këtë rast”, tha gjeneral Gjunkshi.

Ndërsa major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare, tha se nuk ka lidhje me akuzat që Sali Berisha bëri në adresë të tij. “Nuk kam asnjë lidhje me akuzat, nuk kam asnjë përgjigje për zotin Berisha, unë jam caktuar negociator për shkak të pozicionit që kam dhe detyrës që kryej”, tha major Dogjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania