Panorama (Albania)

Veshjet e “shfaqjet e huaja”, shtyhet kodi për deputetët

Deputetëve u ndalohet të ndjekin modën me tepri

-

Parlamenti ka shtyre dje votimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve, në tentativë për të miratuar me konsensus një draft të pranuar nga të gjitha palët.

Duke qenë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e kanë propozuar një sërë amendament­esh, krerët e grupeve parlamenta­re kanë rënë dakord që ky votim të bëhet seancën e ardhshme. Kreu i Grupit të PD- së, Edmond Spaho, propozoi që dhe Kodi i Sjelljes të shtyhej në seancën e ardhshme, kërkesë që u mbështet dhe nga grupi i LSI- së. “Duke përshëndet­ur frymën e mirëkuptim­it që rregullat për këtë sallë të bëhen me konsensus të plotë, duke falënderua­r ndihmën e dhënë nga OSBE, KiE, besoj se shumë shpejt grupet parlamenta­re do të arrijnë formulimin e të gjitha neneve, pasi diskutimi për Kodin e Sjelljes quhet i ezauruar”, ka thënë dhe Ruçi.

MODA Por në Kodin e ri të Sjelljes është futur një nen i çuditshëm, që duket si një rikthim pas në kohë, kur jo vetëm nuk lejoheshin, por dënoheshe mirë për “shfaqjet e huaja”. Kodi i Sjelljes së deputetëve që synon të disiplinoj­ë Kuvendin dhe performanc­ën e të zgjedhurve të popullit në Parlament, në nenin 7, përcakton paraqitjen e deputetit në veprimtari­të parlamenta­re, duke saktësuar disa elementë, të cilët nuk i lejohen në mënyrë kategorike. Duke pasur parasysh se aty është arena e të zgjedhurve që rrahin debat e vendosin për popullin, shumë pika në këtë nen të kodit të ri mund të tingëllojn­ë qesharake, por praktika ka treguar se nga ajo sallë shpeshherë nuk reflektohe­t sjellje e admirueshm­e. Por, duke u ndalur më në detaje, nuk mund të të lërë indiferent, një pikë e nenit 7, ajo që lidhet me modën. “Deputeti nuk duhet të ndjekë modën në mënyrë të tepruar”- thuhet në nenin 7 të Kodit. Se çfarë do të thotë kjo, çfarë është teprimi, e kush e përcakton këtë, kjo sigurisht që lë vend për debat.

 ??  ?? Dje, gjatë seancës plenare
Dje, gjatë seancës plenare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania