Panorama (Albania)

LSI “tradhëton” PD, voton njësoj si PS

Miratohet në parim vetingu i Policisë, PD abstenoi

-

daj, hiq dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit! Nuk e impresiono­n dot Lulzim Bashën! Asnjë nga këta burra e gra të opozitës, se janë të gjithë të pastër nga i pari tek i fundit, ka qenë kriteri kryesor i listës sime dhe shiko kriminelët dhe biznesmenë­t me interesa kriminale me të cilët ti dhe shefi yt drekoni dhe darkoni nga mëngjesi në darkë... Sali Berisha: Zoti Ruçi, replikë... Gramoz Ruçi: Zotin Basha përmendi, kurse juve fare... Flamur Noka: E përmendi disa herë... Qeveria Berisha e kujt është?!

Gramoz Ruçi: Mos u mundo, se të mbaron koha... fol nga vendi. ( qesh)

Sali Berisha: Zoti Xhafaj, asgjë në botë nuk pengon individin të japë shembullin personal, unë e kuptoj që Kushtetuta nuk të detyron, por morali ka Kushtetutë­n më supreme. Morali të detyron ty, që së bashku me të gjithë punonjësit e asaj ministrie t’i nënshtrohe­sh të njëjtit veting, si uniformat e saj. Çfarë do t’i thuash, si do u kërkosh ti policëve se me cilin trafikant ke pirë kafe? Në makinën e cilit trafikant ke udhëtuar? Ndërkohë, që vetë gjarprin e ke në gji, e ke në familje, njeriun e dënuar 14 vite nga Gjykata Supreme e Republikës së Italisë. Prandaj, zotëri, dorëzohu me shembull personal. Lërë Kushtetutë­n, se dhe atë po deshe, ta ndryshojmë.

Lulzim Basha: Ti( Xhafaj) ke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, që yt vëlla të mos ekstradohe­t. Eja këtu dhe jep përgjigje! Por nuk ke si të japësh përgjigje, se, njësoj si Saimir Tahiri, je vendosur aty ministër i Brendshëm me cen, që të të kontrolloj­ë kapobanda. ( tregon nga vendi i Ramës) Natyrisht, nuk ta mohoj, edhe ti e kontrollon kapobandën, se të gjithë e dimë çfarë materiales­h komproment­uese ke për të. Problem është se ky është sistemi mafioz, që të tha sot kryeprokur­ori i Antimafias. Si do ta shembim ne këtë sistem mafioz?

Duke bërë veting për policin roje në Ersekë e duke të lënë ty në krye të Ministrisë së Brendshme?!

Taulant Balla: Sali, duhet të jesh krenar që Lulzimi të ka ngjarë vetëm në një gjë: të dy bëheni seriozë, sa herë që gënjeni. Tani ikni, se kemi punë. Ikni të dy, babë e bir. Të dy bëheni seriozë vetëm kur gënjeni, e ka thënë Jozefina këtë Lulzim, nuk e kam thënë unë. Ti bëhesh serioz vetëm kur gënjen, i ke ngjarë babi Saliut.

Sa për gjithçka thatë, dua t’i them kolegëve të Partisë Demokra-

Sali, duhet të jesh krenar që Lulzimi të ka ngjarë vetëm në një gjë: të dy bëheni seriozë, sa herë që gënjeni. Tani ikni, se kemi punë. Ikni të dy, babë e bir. Të dy bëheni seriozë vetëm kur gënjeni, e ka thënë Jozefina këtë Lulzim, nuk e kam thënë unë. Ti bëhesh serioz vetëm kur gënjen, i ke ngjarë babi Saliut. Sa për gjithçka thatë, dua t’i them kolegëve të PD që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucio­neve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishë­m, atij të një lobimi të paligjshëm në SHBA.

tike që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucio­neve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishë­m, atij të një lobimi të paligjshëm në SHBA. Si gjithmonë, Lulzimi kësaj radhe ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë institucio­nit të Prokuroris­ë për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim që po kryen Prokuroria; dhe me ç’duket, po e çoi mbasdite Ristanin, Ristani është i gatshëm të marrë përsipër të gjitha fajet e Lulzimit.

Sali Berisha: A e dini çfarë ndodhi, a jo? I shkoi antidroga kryetarit të PS- së së Selanikut në magazinë, sepse kishin të dhëna për thasë të tërë droge. U shkoi urdhri të largoheshi­n menjëherë nga magazina. Dhe tani, jo vetëm që u larguan, por i thotë Policisë siçilisti se më keni vjedhur një, dy, tre, katër dhe do i paguani.

Dashamir Shehi: Ne e morëm vesh nga përgjimet që ministri jonë qenka tufë me mafien, se po mos kishin qenë përgjimet, çunat e Policisë sot do kishin qenë duke u lavdëruar, çunat e drogës sot do ishin duke punuar. Mirëpo i përgjuan dhe ne, siç thonë prokurorët italianë, morëm vesh për herë të parë që këto çunat me gjithë shefat e tyre qenkan deri në fyt këtu. Përtej kësaj dhe kur u hoqën këta njerëz, dhe për këtë them që këtu mafia ka implikuar shtetin, na doli ish- ministri i Brendshëm, na mblodhi ca nga këta çunat e Policisë që punonin fort, me paletat e shtetit, me gradat e shtetit, me paret e shtetit, varnin tabela që “Të rrojë ministri i Partisë Socialiste!”. Se çfarë suksesi pati ky?! Një histori suksesi e Tahirit. Ku ka bërë vaki për ndonjë shtet. Që ministri të hiqet se është i dyshuar dhe të dalin trupat e Policisë në oborr të Akademisë, unë këtë e quaj më të rëndë se ivolvimi i policëve në krim.

Sali Berisha: Vetingu sot është jetik për çdo rrogëtar të këtij shteti. E them këtë me bindjen më të madhe. Vetingu është transparen­ca, është jetik në tërësi. Po çfarë është ajo? Është iluzion, more... Po ku të lënë 12 miliardë euro kanabis të vitit 2016 për të bërë vetingje këtu?! Ato mbysin çdo formë vetingu. Të kërkosh veting për rojet e Edi Ramës në Surrel, në një kohë kur vila e tij është e tëra e ndërtuar mbi korrupsion­in... Të kërkosh veting për rojet e Edi Ramës te pallati i së shoqes, që nuk ka një faturë tatimore e doganore. T’i thuash gjykatësit apo prokurorit... Po Edi Rama rri gjithë ditën me kriminelë, e kanë bërë zyrën e tij si zyrën e tyre.

 ?? Taulant Balla ??
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania