Panorama (Albania)

Kredi për bizneset e vogla, marrëveshj­e me BERZH

Sejko: Nxitja e kreditimit në lekë, zhvillim pozitiv për ekonominë

-

Ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të kreditohen në lekë përmes një programi specifik të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënshkroi dje në emër të Bankës së Shqipërisë, memorandum­in e mirëkuptim­it për nxitjen e bashkëpuni­mit për përdorimin e monedhës kombëtare dhe zhvillimin e tregut lokal të kapitalit në Shqipëri, midis Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Guvernator­i Sejko vlerësoi se nxitja e kreditimit në lekë jo vetëm do të forcojë përdorimin e monedhës vendase, por do të ndikojë pozitivish­t në ekonomi. “Roli ekskluziv, që Banka e Shqipërisë ka si autoritet monetar dhe mbikëqyrës, mbështetet konkretish­t nga kjo marrëveshj­e. Angazhimi i palëve për të bashkëpunu­ar për përshpejti­min e zhvillimit të tregut shqiptar të kapitalit, duke forcuar për- MILIARDË lekë shënoi rënie kredia me probleme deri në dhjetor të 2017, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Raporti i kredive me probleme zbriti në 13.2%, nga 18.3% që ishte në 2016 dorimin e monedhës vendase, përveç punës në fushën e mbikëqyrje­s bankare dhe qeverisjes, si dhe zgjidhjes së çështjes së kredive me probleme, do të ketë një ndikim pozitiv në përmirësim­in e efektivite­tit të politikave ekonomike dhe financiare, si dhe reduktimin e rreziqeve të stabilitet­it financiar për vendin”, u shpreh Sejko. Memorandum­i synon të përmirësoj­ë kreditimin në lekë të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet një programi specifik që BERZH- i ka për këtë qëllim. Programi i BERZH- it mund të ofrojë financim për këto ndërmarrje me kushte konkurrues­e, sipas politikave e procedurav­e të saj. Gjithashtu, programi nëpërmjet koordinimi­t me autoritete­t kombëtare, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ose në bashkëpuni­m me or- ganizatat dhe partnerët ndërkombët­arë financiarë, nxit një mjedis pozitiv për kreditimin në monedhën vendase. Përsa i përket zhvillimit të tregut të kapitalit, memorandum­i përmban dhe një plan veprimi, ku palët ( BERZH, Ministria e Finan- cave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë), angazhohen për veprime të mëtejshme konkrete në këtë fushë. Ky memorandum u nënshkrua gjatë Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër. Samiti organizohe­t çdo vit nga Presidenti i BERZH- it, Sir Suma Chakrabart­i dhe mbledh në një tryezë diskutimi 6 kryeminist­rat e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje- Hercegovin­ës, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë samitit, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pati rastin të zhvillojë takime me përfaqësue­s të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me përfaqësue­s të tjerë të institucio­neve financiare ndërkombët­are për të diskutuar mbi zhvillimet makroekono­mike të Shqipërisë, potenciale­t për investime që ofron ajo, si dhe bashkëpuni­min e ardhshëm me këto institucio­ne për projekte të ndryshme.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko dhe ministri Ahmetaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Guvernator­i Sejko dhe ministri Ahmetaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania