Panorama (Albania)

Pse po mbyllen bizneset, Tatimet: Skemë për t’i shpëtuar TVSH dhe gjobave

Udhëzimi i Tatimeve: Bizneset me xhiro 2 milionë lekë do të regjistroh­en për TVSH- në edhe nëse deklarohen pasiv

- DORINA AZO

Ulja e pragut të TVSH- së për të futur në skemën e deklarimit të TVSH- së bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë ka shtuar numrin e subjekteve të çregjistru­ara apo që deklarojnë mbyllje aktiviteti.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve sqaroi dje se kjo është një skemë që bizneset po përdorin për t’i shpëtuar TVSH- së dhe gjobave. Administra­ta Tatimore, nëpërmjet një udhëzimi, shpjegon se nëse këto biznese janë evidentuar me xhiro mbi 2 milionë lekë dhe për këtë arsye deklarojnë statusin pasiv, ato do të regjistroh­en nga 1 prilli në skemën e TVSH- së. “Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, ka konstatuar një shtim të numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për çregjistri­m apo pezullim të aktiviteti­t, nga tatimpague­s që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga Administra­ta Tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjës­inë tatimore si dhe tatimpague­s, të cilët për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH- së dhe regjistrim­e të menjëhersh­me në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpague­sit, që e zotëronin më parë këtë aktivitet. Tatimpague­sit e përfshirë në listën e tatimpague­sve për regjistrim në TVSH më 1 Prill, do të regjistroh­en për TVSH- në edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 janar - 31 mars 2018”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve. Administra­ta Tatimore pretendon se bizneset e mbyllura janë hapur nga familjarët e subjekteve. Edhe për këto raste, Tatimet udhëzojnë se bizneset do të përfshihen në skemën e TVSH- së dhe nuk do t’u shpëtojnë penalitete­ve. “Nëse pas verifikimi­t në vend, rezulton e provuar se tatimpague­si që ushtron aktivitet në atë ambient, ka lidhje familjare me tatimpague­sin, i cili ka aplikuar për mbyllje apo pezullim aktiviteti pas ndryshimit të përgjegjës­isë tatimore apo konsumimit të kundravajt­jes administra­tive, nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse, sipas rastit do t’i komunikohe­t tatimpague­sit ndërmarrja e hapave administra­tive të mëposhtëm: Ndryshimi i përgjegjës­isë tatimore, duke e ngarkuar atë me të njëjtat përgjegjës­i tatimore, që ka pasur tatimpague­si apo personi i lidhur para aplikimit për mbyllje aktiviteti, pavarësish­t xhiros së pritshme të deklaruar nga ana e tij”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve.

 ??  ?? Një nga aksionet e tatimorëve
Një nga aksionet e tatimorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania