Panorama (Albania)

Prokurori i Antimafias takon Xhafajn, flet për vetingun në Polici

- Damian Gjiknuri

De Raho tha ditën e djeshme për mediat se, krimi i organizuar shqiptar ka nisur të merret edhe me shitjen dhe trafikun e kokainës në Itali, që deri para pak kohësh ka qenë sipas tij, monopol i grupeve mafioze si “Ndragheta”. “Në Itali konstatojm­ë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilat pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut me zbarkime të trafikut të lëndëve narkotike. Ka hetime që kanë vënë në dukje se kriminelë shqiptarë po menaxhojnë edhe trafikun e kokainës. Ky sektor ka qenë monopol i “Ndraghetës”, por sot shohim se krimi i organizuar shqiptar po merret edhe me këtë lloj trafiku”, ka thënë ai pas takimit me Markun. Sa i përket takimit, Marku e vuri theksin te bashkëpuni­mi mes dy organeve respektive, si edhe te përgjigja sa më e shpejtë e autoritete­ve italiane të letërporos­ive të dërguara nga Prokuroria shqiptare për disa nga dosjet që kanë impakt publik. “Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”, duke pasur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit

Prokurori i Antimafias italiane, De Raho, ka zhvilluar ditën e djeshme edhe një takim me ministrin e Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafajn. Pas takimit, ka qenë ministri i Brendshëm ai që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë detaje për bisedën me prokurorin italian. “Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim, Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho dhe bashkëpunë­torët e tij, që dje në Tiranë. Diskutim profesiona­l e i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar. Me Prokurorin italian të Antimafias, De Rahon, diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bash- të të gjitha formave”, tha Kryeprokur­orja Marku. “Ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letërporos­ish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur këpunimin dypalësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacio­nal, të sofistikua­r e të fortë ekonomikis­ht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacio­ni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkët­a me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare - ishin të tjera tema shumë interesant­e diskutimi me Prokurorin italian Antimafia dhe Antiterror­izëm, De Raho, dhe delegacion­in që e shoqëronte”, shkruan Xhafa. Ndërsa vetë De Raho tha se duhet të largohen të gjithë punonjësit e Policisë të lidhur me krimin dhe të ketë një bashkëpuni­m më të gjerë në luftën ndaj krimit të organizuar mes dy vendeve. rrugën ecurisë dhe përfundimi­t të tyre në Shqipëri. Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturim­in, nivelin dhe shkallën e organizimi­t”, shtoi zonja Marku. Temë e diskutimev­e ishte edhe hetimi i parave të pista, që për- doren nga grupet kriminale. Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë. “Italisë i janë dashur dhjetëra vjet për të zbuluar funksionim­in e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatë­s mafioze “Ndragheta”, tha De Raho. Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë e më shpejt, duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkoho­re të hetimit. Nga ana e saj, Marku shtoi se Prokuroria është e angazhuar në çdo kohë për të zhvilluar hetimet mbi veprimtari­të kriminale dhe se marrëveshj­a italo- shqiptare mes prokuroriv­e e vitit 2014, duhet rinovuar për të përfshirë aspekte të ndryshme dhe njëherazi të përcaktohe­n bashkërish­t pikat e kontaktit për shkëmbyer informacio­net. “Vlerësojmë shumë hetimet e përbashkët­a me autoritete­t italiane, për ek- stradimet si dhe ndihmë ligjore. E dimë që është një punë e vështirë, pasi siç theksoi z. Federico Cafiero De Raho, Italia mundi të zbulojë aftësitë e veprimit të krimit pas disa dhjetëvjeç­arësh në përballje me organizata­t kriminale”, tha Marku. Në këtë takim ishte edhe kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramat­aj. Ai tha se ka materiale të përgatitur­a për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, si është vepruar në shumë raste me prokurorit­ë në Bari, Ankona dhe në Leçe. Pas takimit, prokurori i Antimafias italiane, De Raho, foli për gazetarët, ku tha se Antimafia italiane po punon ngushtë me Policinë dhe autoritete­t shqiptare prej kohësh dhe do të vazhdojë edhe më tej për grupet kriminale të evidentuar­a së fundmi. Ai foli edhe për vetingun në Policinë e Shtetit dhe shprehu konsiderat­ë për Task- Forcën qendrore të Ministrinë e Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania