Panorama (Albania)

Ministri Gjiknuri dëshmon një orë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda

-

Ministri i Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri, ka qenë dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda ku ka dëshmuar për rreth një orë, në lidhje me skandalin e abuzimeve me ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Gjiknuri është thirrur si zyrtari që ka bërë kallëzimin penal ndaj ishkreut të ARRSH- së, Dashamir Xhika, dhe dy ish- krerët e Njësisë së Menaxhimit të Projektit për rrugën, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Pasi dha dëshminë e tij, Gjiknuri foli edhe për mediat jashtë mjediseve të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. “Meqenëse kam dorëzuar kallëzimin, u thirra për të dhënë dëshminë. Unë nuk kam gjë për të shtuar, por kam dhënë dëshmi në lidhje me ato që janë konstatuar në audit. Dëshminë duhet ta jepja në cilësinë e personit që ka MILIONE dollarë janë dëmet shkaktuar buxhetit të shtetit me abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan, sipas raportit të Ministrisë së Energjetik­ës bërë kallëzimin. Pres që Prokuroria të vazhdojë hetimet”, tha ai. Auditi që mban datën e 27 dhjetorit të vitit 2017, ka konstatuar një sërë shkeljesh me zbatimin e projektit për ndërtimin e rrugës, që kapin vlerën e 54 milionë dollarëve. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë që dëmi është 37 milionë dollarë. Përveç dëmit prej rreth 54 milionë dollarësh, auditi konstatoi edhe një shkelje të disiplinës financiare me vlerë rreth 16 milionë dollarë. Ky dëm, sipas auditit, është shkaktuar nga nënshkrimi i amendament­eve të kontratës pa burime financimi. Po kështu, raporti i dërguar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda shkruan se 25.220.016 dollarë dëme janë shkaktuar nga mosargumen­timi i vonesave për zgjedhje teknike financiere të çështjeve të dala, moszbatimi i detyrimeve të lëna nga Këshilli Teknik për kontrakton­in e rrugës, duke i lënë hapë- sirë këtij të fundit për pretendime në zbatimin e projektit për segmentin nr. 1, duke mos përfshirë asistencën e Avokaturës së Shtetit në këtë çështje. Po kështu, 11.665.552 dollarë dëme janë shkaktuar në të njëjtën mënyrë si më lartë, por kësaj here për një segment tjetër të rrugës, atë nr. 3. Raporti thotë se 10.816.007 dollarë dëme janë shkaktuar nga pagesat e dyfishta për punë të përfunduar­a më parë si edhe të shlyera para nënshkrimi­t të amendimit. Bëhet fjalë për para të hedhura edhe një herë, që s’dihet se ku kanë përfunduar, për një punë që është kryer sipas një kontrate te vitit 2016. Raporti konstaton edhe një diferencë çmimesh mes llogaritje­ve dhe aplikimit për disa punime të kryera në një segment tjetër, që kap shifrën e 2.916.900 dollarëve. Për transporti­n e disa materialev­e të rrugës janë paguar 1.269.000 dollarë në mënyrë të pajustifik­ueshme. Për punimet e kryera te “Useku i Mulletit”, është konstatuar një diferencë mes çmimit të aplikuar dhe atij të llogaritur prej 972.074 dollarësh. 632.839 dollarë dëme janë shkaktuar nga nënshkrimi i një amendament­kontrate me vlerë më të madhe se vlera e diskutuar dhe miratuar në parim nga palët: 454.000 dollarë dëme nga pagesa dy herë e projektit “Useku i Mulletit” dhe 36.955 dollarë nga shtimi i disa zërave për rehabiliti­min e një segmenti shumë të shkurtër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania