Panorama (Albania)

Media gjermane: Shqiptarët më mirë rrinë barinj në Greqi se të papunë në atdhe

Reportazhi i ' Deutschlan­dfunk' përshkruan jetën në mjerim. I riu shqiptar: Atje politikanë­t punojnë për xhepin e tyre, jo për ne

- GREQI/ datë 05/

Në një reportazh për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pjesë e një cikli shkrimesh që radioja gjermane "Deutschlan­dfunk" ka realizuar për bashkëjete­sën mes vendeve të ndryshme në rajonin e Ballkanit, tregohet jeta e vështirë që bëjnë emigrantët shqiptarë, që punojnë si barinj në zonat pranë kufirit.

Shkrimi mban titullin "Barinjtë shqiptarë, dhitë greke". "Në fund të komunizmit në Shqipëri, mijëra e qindra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Edhe sot, shqiptarët preferojnë që të punojnë për pak para si barinj, bojaxhinj apo në ndërtim sesa të jenë të papunë në vendin e tyre", thuhet në shkrimin e publikuar në faqen e radios gjermane. Ajo që veçohet që në krye të shkrimit është fakti se kufiri mes dy vendeve nuk ka asnjë shenjë dalluese dhe mungon kontrolli. Duke iu referuar të dhënave të Policisë greke, theksohet se më shumë se gjysma e lëndës narkotike të sekuestrua­r gjatë vitit 2016 ka hyrë nga Shqipëria. "Lart në male kufiri nuk ka tela, asnjë shenjë dalluese. Pa mbikëqyrje. Çdokush që është familjar me rajonin e Epirit, mund ta kalojë lehtësisht kufirin prej 300 kilometras­h greko- shqiptar dhe mund të hyjë në BE pa u vënë re. Kjo veçanërish­t njihet nga korrierët e drogës. Sipas Policisë greke, rreth 65 për qind e kanabisit të sekuestrua­r gjatë vitit 2016 ka hyrë përmes Shqipërisë", shkruan gazetari gjerman. Gjatë reportazhi­t gazetari sjell historinë e një bariu grek, i cili po shkonte drejt kufirit greko- shqiptar, pasi i nevojitej një bari i ri. "Në një shpat prej rreth 600 metrash ka stalla të mjaftueshm­e për rreth 1 mijë dhi dhe dele", thuhet më tej në shkrim. "Në këto stalla, megjithatë, rrallë takon grekë. Shumica janë shqiptarë, si Nikos, 35 vjeç apo Tariku, 50 vjeç, ( emrat e vërtetë të barinjve shqiptarë nuk jepen në reportazh), të cilët shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune në Shqipëri. Niko e sheh djalin dhe gruan e tij vetëm për disa javë. Edhe 50- vjeçari ka lënë familjen e tij në Tiranë. "Nuk ka punë atje ( Shqipëri), politikanë­t punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas. Sigur- isht që do të parapëlqej­a që t'i kisha edhe ata këtu, por nuk kam shtëpi këtu dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male". Në reportazh citohet se pas fundit të komunizmit, me qindra e mijëra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Është vështirë të gjesh një ndërtesë që nuk është ndërtuar nga punëtorë shqiptarë. Në qytete punojnë në ndërtim dhe si bojaxhinj, ndërsa në këtë rajon, veçanërish­t barinjtë, janë shqiptarë. Kushtet e punës janë të vështira, pasi punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë për vetëm 400 euro në muaj. A ia vlen?,- pyet gazetari. "Nuk është keq. Nëse nuk do të ishte hapur kufiri, ku do të punonim në Shqipëri? Kam ardhur këtu vullnetari­sht. Këtu funksionon kështu: Sa të punosh aq edhe do të marrësh. Nëse nuk do të punosh, mund të ikësh", thotë 50- vjeçari Tarik. Punëdhënës­i grek nga ana e tij thotë se, pa barinjtë shqiptarë ai nuk do mund ta mbante tufën, ndërkohë që shprehet se të rinjtë grekë preferojnë të studiojnë dhe të bëjnë punë të lehta. "Pa ta nuk do të isha në gjendje të mbaja kafshët", thotë greku Dimitris. "Është vështirë të gjesh punëtorë në Greqi, të rinjtë preferojnë të studiojnë, vetëm pak bëhen punëtorë". Reportazhi mbyllet me përshkrimi­n e jetës së përditshme të barinjve shqiptarë. Ata jetojnë në varfëri dhe në dhoma të vogla. Relaksimi i vetëm i tyre është televizion­i satelitor shqiptar. Pavarësish­t nga vështirësi­të, megjithatë, ata e shohin jetën më mirë këtu sesa i papunë në Shqipëri.

Nuk ka punë atje ( Shqipëri), politikanë­t punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas. Sigurisht që do të parapëlqej­a që t'i kisha edhe ata këtu, por nuk kam shtëpi këtu dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male". Në reportazh citohet se pas fundit të komunizmit, me qindra e mijëra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990”

 ??  ?? Barinj shqiptarë në Greqi
Barinj shqiptarë në Greqi
 ??  ??
 ?? Zhvillon ankandin e Irë, për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e me Nr. 5/ 711- N1, Vol. 30, Fq. 190, Zona Kadastrale 8533, me sipërfaqe 29.876 m ² , e cila ndodhet në Rrugën “29 Nëntori”, Fier. Çmimi i ankandit të parë është Ankandi zhvillohet në në adresë ?? Shoqëria përmbarimo­re “Corrector” shpk,
Zhvillon ankandin e Irë, për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e me Nr. 5/ 711- N1, Vol. 30, Fq. 190, Zona Kadastrale 8533, me sipërfaqe 29.876 m ² , e cila ndodhet në Rrugën “29 Nëntori”, Fier. Çmimi i ankandit të parë është Ankandi zhvillohet në në adresë Shoqëria përmbarimo­re “Corrector” shpk,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania