Panorama (Albania)

Fruthi, komplikaci­onet që jep te fëmijët dhe si mund të mbroheni

Komplikaci­onet dhe si mund të mbrohemi

-

MMë shumë se 163 persona, pjesa më e madhe fëmijë, rezultojnë të prekur nga fruthi në vendin tonë. Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundjeje, në harkun e pak javëve, vuri në alert strukturat e shëndetësi­së. Të shqetësuar jo pak nga kjo situatë e krijuar, shumë prindër kanë zgjedhur të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, kopshte apo çerdhe, duke i cilësuar ato si vatra të mundshme për marrjen e virusit. Po ashtu kanë shmangur edhe ekspozimin në ambiente publike. Ky kujdes i treguar dhe masat e ndërmarra duket se ishin të pamjaftues­hme për të mbajtur të izoluar fruthin, i cili i kushtoi jetën dy foshnjave, përkatësis­ht 4 dhe 7- muajshe. Por çfarë është kjo sëmundje, cilat janë shenjat që jep dhe çfarë është më e rëndësishm­e, si mund të mbrohemi prej saj?

MBI FRUTHIN "Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar. Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave.

Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarrj­es nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë", bëhet me dije nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët këshillojn­ë që të kontaktohe­t menjëherë mjeku i familjes, nëse dyshojnë për shfaqjen e shenjave të para apo nëse keni rënë në kontakt me një person të sëmurë. Në këtë rast, ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandalua­r infeksioni­n.

VAKSINIMI I FËMIJËVE Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, ulja e numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit dhe rubeolës mbetet shqetësues­e, kryesisht në vendet e Ballkanit ku bën pjesë edhe vendi ynë. Mjekët thonë se risku për prekjen nga fruthi mbetet permanent, për sa kohë nuk kryhet vaksinimi. Por frika nga autizmi të fëmijëve ka bërë që shumë prindër të hezitojnë për të vaksinuar fëmijët kundër fruthit dhe rubeolës, duke rritur riskun për prekje nga këto viruse. Ekspertët e shëndetit këmbënguli­n se nuk ka asgjë të faktuar për ekzistencë­n e një lidhjeje të mundshme të vaksinës së njohur si "MMR" me autizmin. Ndaj, sa kohë një gjë e tillë mbetet e paprovuar, prindërit nuk duhet që të shfaqin shenja ngurrimi për kryerjen e kësaj vaksine.

PARANDALIM­I Vaksinimi është mënyra e vetme për të parandalua­r shpërthimi­n e fruthit. Sipas ISHP- së, vaksina MMR ( Fruth- Rubeole- Parotit) është një vaksinë që e mbron fëmijën nga tri sëmundje njëherësh. Fëmijët e marrin vaksinën e parë të fruthit në moshën 1 vjeç dhe dozën e dytë të saj në moshën 5 vjeç. Të rriturit, të cilët nuk janë vaksinuar asnjëherë ndaj fruthit, apo kanë marrë vetëm një dozë vaksinë gjatë jetës, mund ta bëjnë këtë vaksinë pranë qendrave shëndetëso­re përkatëse. Kujtojmë që një vit më parë, një ekip mjekësh nga ISHP, trokitën në çdo derë duke apeluar për rivaksinim­in e grupmoshav­e nga 27 deri në 37 vjeç. Rastet e regjistrua­ra me fruth, pavarësish­t se kishin kryer vaksinimin, konfirmoni­n qartazi atë që thuhej korridorev­e, se nga viti 1980 deri në 1999 nuk ka funksionua­r siç duhet zinxhiri ftohës. Për pasojë, kjo grupmoshë, për të qenë e imunizuar ndaj këtij rreziku, duhet që të rivaksinoh­et.

KOMPLIKACI­ONET Sipas ekspertëve të ISHP- së, fruthi mund të bëhet një sëmundje serioze për të gjithë grupmoshat. Megjithatë, fëmijët më të vegjël se 5 vjeç dhe të rriturit mbi 20 vjeç mund të shfaqin ndërlikime më të rënda të kësaj sëmundje.

"Ndërlikim i zakonshëm i fruthit është infeksioni i veshit. Ky ndërlikim prek 1 në 10 fëmijë me fruth dhe mund të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit.

Disa persona mund të shfaqin ndërlikime të rënda të fruthit si: pneumonia ( infeksion i mushkërisë) apo encefaliti ( infeksioni i trurit). Këto ndërlikime kërkojnë trajtim të specializu­ar në spital dhe mund të shkaktojnë vdekjen, pavarësish­t trajtimit intens".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania