Panorama (Albania)

Humbi tre fëmijët e burrin në aksident, babai: Shteti ta ndihmojë

Nuredin Lika: Vajza ime pësoi traumë që kërkon shërbim të specializu­ar. Nuk i përballoj dot shpenzimet me një pension

-

Nuredin Lika, babai i Evisa Prekës, e cila humbi familjen në aksidentin tragjik të Velipojës, kërkon ndihmë nga shteti për rehabiliti­min e vajzës së tij.

Prej tri ditësh, Evisa është transferua­r nga spitali i Shkodrës në atë të Durrësit, pasi këtu ajo ka familjen dhe të afërmit e saj, të cilët mund t’i qëndrojnë më pranë. Sipas 73- vjecarit, vajza po lufton për jetën dhe është në gjendje shoku, ndaj shteti duhet ta ndihmojë, pasi rasti i saj kërkon rehabiliti­m dhe duhet të qëndrojë të paktën edhe 20 ditë të tjera në spital. “Kërkuam ta transferon­im në Durrës, pasi këtu mund të kujdesemi më shumë dhe më mirë për të. Ne jetojmë në Durrës dhe mund t’i qëndrojmë më pranë vajzës tonë. Siç thashë, ajo kërkon rehabiliti­m, pasi është në gjendje të rëndë shëndetëso­re dhe psikologji­ke. Nuk është pak të humbësh tre fëmijët dhe bashkëshor­tin. Ndaj, rasti i saj kërkon shërbim të specializu­ar. I kërkojmë shtetit ta na ndihmojë, pasi kërkohet shërbim i specializu­ar për rastin e vajzës sime. Ky rast kërkon shpenzime të mëdha dhe unë nuk e përballoj dot si pensionist. Ndaj i drejtohem shtetit të hedh sytë nga ne dhe të na ndihmojë për të kaluar këtë hall të madh”, shprehet babai i të mbijetuarë­s së aksidentit të Velipojës.

Ai tregon edhe momentin kur vajza e tij mësoi për tragjedinë e rëndë. Askush nuk merrte përsipër t’i tregonte të vërtetën Evisës, ndonëse kjo e fundit nga spitali i Durrësit kërkonte të shikonte fëmijët dhe bashkëshor­tin. Ka qenë babai i saj, Nuredin Lika, që ka marrë guximin t’i tregojë asaj tragjedinë që kishte ndodhur, ku i shoqi e tre fëmijët nuk ishin më. Ajo ka pësuar një traumë shumë të rëndë dhe tashmë mbahet vetëm me qetësues. “Kam kaluar çastin më të sikletshëm të jetës sime. Zoti më dha kurajë t’i flisja. Mora guximin t’i tregoja të vërtetën, pasi kërkonte në çdo moment të shikonte fëmijët e saj. Ajo u trondit dhe kaloi në gjendje shoku. Evisa, mesa duket mendonte se vajza e madhe do të ishte gjallë... Për pjesën tjetër të familjes nuk kishte shumë shpresa sepse diçka kishte kuptuar që në momentin e aksidentit. Vajza ndiente se diçka e keqe kishte ndodhur. Ajo e pa të shoqin dhe dy fëmijët në tokë pas përplasjes, por shpresonte që vajza e madhe të ishte mirë. Evisa është në gjendje shumë të rëndë shëndetëso­re dhe psikologji­ke. Sapo zgjohet kërkon fëmijët, i japin ilaçe… Kërkon të shkojë te varri i fëmijëve. Sa zgjo- het bëhet shumë keq dhe e mbajnë me qetësues”, u shpreh babai i Evisa Prekës, e cila ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Durrësit. Stafi mjekësor përpiqet t’i qëndrojnë në kokë, por gjendja e saj fizike dhe psikologji­ke është e rëndë. Sipas stafit të spitalit të Durrësit, edhe pse e dëmtuara ka mësuar për pasojat e aksidentit tragjik, ajo kërkon në mënyrë të pavetëdijs­hme të shikojë fëmijët dhe bashkëshor­tin. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e 19 shkurtit në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina u përplasën me njëra – tjetrën. Nga aksidenti tragjik humbi jetën kryefamilj­ari’ që ishte edhe drejtuesi i mjetit, Edmond Preka, vajza e tij 5- vjeçare dhe djali tetë muajsh. Ndërsa mbetën të plagosur rëndë bashkëshor­tja Evisa Preka dhe vajza e madhe, Noemi. Kjo e fundit nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë tri ditë më vonë në spitalin e Shkodrës.

 ??  ?? Evisa dhe Edmond Preka
Evisa dhe Edmond Preka
 ??  ?? Dy makinat e përplasura në Velipojë
Dy makinat e përplasura në Velipojë
 ??  ?? Evisa Preka me bashkëshor­tin, që humbi jetën në aksident
Evisa Preka me bashkëshor­tin, që humbi jetën në aksident
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania