Panorama (Albania)

Zbulohen emrat e grupit negociator për paktin detar

Emrat nga Ministria e Jashtme, Mbrojtja, Drejtësia, Policia, AKBN dhe tre institute

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, emrat e grupit negociator dhe kryesuesit e tij.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme konfirmoi dje se u është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidenti­t të Republikës në lidhje me autorizimi­n për plotfuqish­mërinë e grupit negociator për marrëveshj­en me Greqinë. Në krye të grupit negociator, për të cilët Presidenti i Republikës kishte kërkuar emrat, janë një përfaqësue­s i Ministrisë së Jashtme dhe një nga Ministria e Mbrojtjes. Armand Skapi, nga Drejtoria e Traktateve në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Major Ylber Dogjani, Gjeneral, Komandant i Flotës Detare, do të drejtojnë grupin negociator të përbërë nga 12 anëtarë. Në grupin e ekspertëve bën pjesë dhe Arsen Mullai, Shef Shtabi i Forcës Detare, por dhe Viktor Doda, Drejtor i Përgjithsh­ëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Nga Ministria e Brendshme, grupi negociator ka Aida Hajna, zv/ drejtoresh­ë e Policisë së Shtetit, ndërsa nga burimet natyrore, Ardjan Bylykun, drejtori i AKBN- së. Edhe Ministria e Drejtësisë do të përfaqësoh­et në grupin negociator me Elira Kokonën, sekretare e përgjithsh­me e Ministrisë së Drejtësisë. Por dhe institutet nuk janë lënë jashtë. Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografis­ë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologji­së dhe Lorenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësi­rës janë tre anëtarë të grupit negociator. Pjesë e këtij grupi është dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër, ish- sekretar i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Jashtme. Qirko është në këtë grup, sepse nën detyrën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Jashtme që në 2013, ka qenë personi i kontaktit që është marrë me Ministrinë e Jashtme greke për të përcaktuar parimet e bisedimeve politike për një marrëveshj­e të re mes palëve. Gru- pi pret të marrë plotfuqinë negociator­e menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do t’i japë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, autorizimi­n e tij.

PRESIDENTI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një letre i kërkoi ministrit të Jashtëm më shumë sqarime dhe saktësime në kërkesën e tij për marrjen e autorizimi­t për plotfuqish­mërinë e grupit negociator. Sipas kreut të shtetit, kërkesa për Autorizim duhej të ishte e shprehur ekzaktësis­ht mbi titullin e marrëveshj­es dhe objektin e saj. Në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshihes­hin edhe hartat analoge dixhitale, si instrument­e negociuese teknike parësore, që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohe­t. Presidenti i Republikës shprehej se kërkesa për autorizim duhej shoqëruar detyrimish­t me listën nominale të emrave konkret të përbërjes së grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushje­s së kritereve të integritet­it moral dhe profesiona­l, që krijojnë besimin te Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësoj­në atë në këto negociata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania