Panorama (Albania)

DEBATI PËR VETINGUN NË POLICI Lulzim Basha:

-

Nuk është problemi se Edi Rama, Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafa nuk kanë pasur strategji dhe ligje, i kanë pasur të gjitha, me bollëk dhe me tepri. Nuk ka vend në Ballkan të ketë më shumë ligje, strategji për luftën kundër krimit, drogës dhe mafies sesa Shqipëria. Të gjithë e dimë si kemi ardhur këtu, jo për shkak të korrupsion­it të policit roje në Ersekë, por për shkak të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të faktuar nga Antimafia italiane si bashkëpunë­tor i krimit të organizuar, i trafikut të drogës dhe të armëve, të zëvendësua­r nga një tjetër person, i cili përtej lustrimeve, nuk i shpëton dot faktit se është i denoncuar nga dy persona të gjallë e jo të vdekur, si torturues në kohën e komunizmit, një çështje jo më pak sesa hetimi i të rinjve që kishin pirë një gotë raki kur vdiq Enver Hoxha...

Fatmir Xhafaj: Policia ka probleme, pa dyshim. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë vetingun. Policia ka pasur probleme, nuk janë probleme të sotme, as të para 1 viti, as para 2 vitesh. Janë probleme të akumuluara në vite që duhen trajtuar me kujdes, me maturi, si domosdoshm­ëri për të pasur një organizatë me integritet dhe eficente. Por ju nuk mundet që për 120, apo po deshët për 220 policë, të etiketoni si të tillë, 10 mijë të tillë. 10 mijë policë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk është e drejtë, nuk është e ndershme. Por duhet të jemi fair edhe me atë çfarë keni bërë, edhe kur citoni, edhe kur flisni për siguri. Po ju jap vetëm një shifër, 2017- a, janë gjithsej 50 vepra penale të vrasjes. Dhe mos harroni, që pothuajse 99% janë të zbuluara.

Taulant Balla: Fjala ‘ veting”, në Partinë Demokratik­e në mënyrë të veçantë, zgjon frikësime të karakterev­e të ndryshme. Ju, sa herë të dëgjoni fjalën “veting”, keni për të qenë gjithë jetën kundër. Edhe po të bëhet veting në Teatrin e Kukullave të Tiranës, ju prapë do jeni kundër, sepse keni efektin e vetingut në drejtësi. Kurrë nuk do ta kisha besuar që Partia Demokratik­e, e krijuar në vitin 1991, pikërisht për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, sot është oponentja kryesore për të mos e bërë Shqipërinë si gjithë Europa, për të mos e pastruar Policinë e Shtetit nga elementë të lidhur me krimin, elementë që kanë vendosur pasuri në mënyrë të parregullt dhe sigurisht nga ata elementë me probleme.

Lulzim Basha: Kur vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me vendim të formës së prerë në Bolonja, me vendim të Gjykatës së Lartë të Italisë për trafik heroine dhe i shpëton dënimit vetëm falë manipulimi­t të Kodit Penal dhe bredh i lirë, ndërkohë që të gjithë e dinë se është një nga faktorët kryesorë të narkotikës në qytetin e Vlorës. Ne kemi propozuar një zgjidhje, nga ana teknike t’i grumbulloj­më këto rregulla. Por këto rregulla janë një vrimë në ujë nëse kërkohet vetingu i policit roje në Ersekë dhe në krye të Ministrisë së Brendshme qëndrojnë njerëz pa veting, të lidhur drejtpërdr­ejt me fije të dukshme dhe të padukshme me krimin e organizuar si, ministri, zëvendësmi­nistrat, drejtori i pastrimit të parave në Ministrinë e Financave dhe shumë drejtorë të tjerë...

Fatmir Xhafaj: E pranoi me shumë të drejtë kolegu juaj i opozitës, z. Shehi, me të cilin unë përgjithës­isht jam dakord me çfarë parashtroi. Këto janë dukuri që kanë ekzistuar, kanë qenë prezente, shqetësim për vendin dhe shqetësim për partnerët. Ajo që ne po bëjmë, është që e shikojmë këtë realitet në sy. Përsa i përket çështjes së vetingut, për mua z. kryetar i Partisë Demokratik­e, e kam thënë dhe nuk i lëviz asnjë presje, asaj çfarë kam deklaruar. Që ta bësh atë, është një gjë shumë e mirë. Thjesht të duhet një ndryshim kushtetues. Merre iniciativë­n...

Sali Berisha: A e pranon ti?! Ta bëjmë qysh nesër... Të iku zëri, fillove të skuqesh... Fatmir Xhafaj: Po, po, mos ki merak... Ki durim. Lulzim Basha: Fatmir, unë e kuptoj që ti shkollën e ke bërë në kohë të komunizmit, hetues ke qenë në Krujë në kohë të Enver Hoxhës, për hesap të Enver Hoxhës ke bërë hetime të tjera, harroje se mund të na impresiono­sh. Ti vetëm tregon që je pjesë e problemit, nuk mund të jesh kurrë pjesë e zgjidhjes. Lëri dërdëllima­t! E ke fare të thjeshtë! Fut në ligj vetingun e ministrit. Mos bëj si gardian i Kushtetutë­s, se ti ke shkelur Kushtetutë­n për të emëruar pa veting Prokurorin e Përgjithsh­ëm, pikërisht që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit. Prandaj, as mos u skuq, as mos u zverdh. Prano amen- damentin e opozitës sot, ministri i Brendshëm të jetë i pari që vetohet. Le ta votojmë bashkërish­t këtu. Jepu një provë shqiptarëv­e, se e paske me të vërtetë luftën kundër krimit. Jepu provën tjetër! Shko arresto paraardhës­in tënd dhe jep llogari për tët vëlla pse gjezdis i lirë...

Fatmir Xhafaj: Përsa i përket të gjithë çështjeve të tjera, bën mirë të kesh pak durim. Sinqerisht, ta them që duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra. Edhe për atë, që ke kohë që flet. Edhe për SPAK- un, edhe për BKH- në. Dhe aty ka nevojë për të bërë një ndryshim, që dhe procesi i tyre të fillojë, më së pari, nga unë dhe, së dyti, nga ju, që jeni kryetar i opozitës. Përfshirë edhe familjet tona, edhe rrethet tona familjare. Edhe pasuritë tona, mund ta bëjmë këtë gjë. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Ta marrë unë iniciativë­n shumë shpejt. Dhe besoj se do ta shikosh rezultatin se si do të dalë... Prandaj, ki durim, Lulzim! Lulzim Basha: Sa i përket kontrollit tim dhe familjes sime, është bërë me dhjetëra herë. Bëjeni me qindra herë! Një gjë të garantoj, çdo qindarkë, çdo akt i imi dhe familjes sime ka qenë dhe është në transparen­cën e institucio­neve të vendit dhe të institucio­neve europiane dhe ndërkombët­are. Dhe nuk do të gjesh asnjëherë aty, as drogë, as krim, as pastrim parash. Pran-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania