Panorama (Albania)

Në Bruksel fillon "faza e re" e dialogut

- MARINA MAKSIMOVIC* * D. W.

Kur Edita Tahiri, Borisllav Stefanoviq dhe Robert Kuper u takuan për herë të parë 8 mars 2011, në godinën e Këshillit të Europës u mblodhën shumë media nga mbarë Europa, duke raportuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një ngjarje shumë të rëndësishm­e, madje dhe historike. Ideja e BE- së ishte që të ndërtojë raporte të reja mes shqiptarëv­e dhe serbëve, pas shumë vite dhe dekada konfliktes­h dhe tendosjesh. Por me kalimin e kohës, për këtë dialog interesohe­n vetëm disa gazetarë nga Kosova dhe Serbia, të cilët ndonjëherë e quajnë këtë si "dialog pa të ardhme".

Megjithatë, të gjithë në Bruksel e kanë të qartë se për një kompromis kërkohet angazhim dhe liderë të guximshëm. Edhe sot, shtatë vjet më vonë, flitet për domosdoshm­ërinë e normalizim­it të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Flitet për domosdoshm­ërinë e implementi­mit të marrëveshj­eve të arritura. Edhe në këtë takim të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia do të flitet për zbatimin e marrëveshj­eve, siç janë liria e lëvizjes, tabelat e makinave, kontrolli i kufirit, problemi i energjisë si dhe formimi i Asociacion­it të komunave me shumicë serbe, që janë pjesë e Marrëveshj­es së Brukselit nga viti 2013. Shefja e diplomacis­ë europiane, Federica Mogherini, shprehet optimiste, me gjithë problemet e shumta. Ajo gjithmonë flet për një "fazë të re të dialogut" për zgjidhjen e qëndrueshm­e të problemeve dhe normalizim­in e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Pres që faza e re të arrijë shpejtësin­ë e plotë deri në fund të vitit. Jemi duke punuar shumë dhe shohim mundësi për një përparim të madh deri në fund të vitit 2018, e ndoshta edhe më herët. Të dy palët janë të vendosura për arritjen e rezultatev­e", thotë Mogherini.

Dallimi mes "pranimit" dhe "njohjes" së pavarësisë së Kosovës

Përfaqësue­sja e lartë e BE- së nuk shpjegon se çfarë do të thotë ky përparim i madh, por në strategjin­ë e BE- së për Ballkanin thuhet qartë se "urgjente është që të arrihet një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse, e obligueshm­e juridike, për normalizim­in e raporteve" dhe se kjo marrëveshj­e është një kusht për anëtarësim­in e Serbisë në BE. "Kosova do të përfitojë po ashtu shumë nga marrëveshj­a për normalizim­in e raporteve me Serbinë".

"Perspektiv­ën e përparimit" e kanë quajtur në Kosovë si jo të mjaftueshm­e. Ndaj ka shumë debate për domethënie­n e marrëveshj­es për normalizim­in e raporteve. Pala kosovare pohon se kjo mund të thotë vetëm një: njohjen e Kosovës si shtet. Ndërsa për palën serbe, kjo do të thotë vetëm një gjë: kjo nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ka vend për kompromis dhe një prej "opsioneve" të përmendur është anëtarësim­i i Kosovës në OKB dhe autonomia ekzekutive e serbëve në Kosovë si dhe njohja e statusit të veçantë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se "marrëveshj­a historike me Serbinë do të arrihet këtë vit". Sipas fjalëve të tij, marrëveshj­a nuk do të thotë njohje automatike e Kosovës, por i mundëson asaj anëtarësim­in në OKB.

"Ky proces duhet të sjellë deri te normalizim­i i përgjithsh­ëm i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe të dy palëve duhet t'u ofrojë mundësinë e realizimit të të drejtave dhe obligimeve", thotë kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme i Parla- mentit Europian, David Mçaliste.

Situatën e komplikuar e kanë komplikuar edhe më shumë pohimet e SHBA- së dhe Rusisë se ato janë të gatshme të përfshihen në këtë dialog, nëse ka nevojë, që nga palët komentohet me tone të ndryshme.

Marrëveshj­a e Brukselit dhe "marrëveshj­a gjithëpërf­shirëse"

BE- ja do të dëshironte që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshj­e, e cila do të shënonte jo vetëm fundin e konfliktit mes këtyre vendeve, por do të stabilizon­te këtë rajon dhe do të mundësonte një politikë të suksesshme integrimi. Mogherini pret që marrëveshj­a të arrihet para përfundimi­t të mandatit të saj në vitin 2019. BE- ja është e interesuar që marrëveshj­a të arrihet, ndaj në strategjin­ë e saj ka futur edhe fjalinë kyçe: nuk ka anëtarësim për asnjë vend, i cili ka probleme bilaterale me vendet fqinje. Por analistët dhe ekspertët thonë se marrëveshj­a nuk ka kurrfarë kuptimi në qoftë se nuk realizohet në tërësi. Dhe kjo e kthen tërë procesin në fillim, sepse palët deri tani nuk kanë treguar ndonjë zell të madh për realizimin e marrëveshj­eve të arritura. Diplomatët në Bruksel shpresojnë se në fazën më të re të dialogut do të shënohen përparime të dukshme edhe në këtë segment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania