Panorama (Albania)

Kokaina e shënuar me kode, dyshohen të paktën 20 porositës

-

Përveç dy të arrestuarv­e dhe personit të shpallur në kërkim për ngarkesën rekord të kokainës nga Kolumbia, Policia dhe Prokuroria kanë në hetim edhe dhjetëra persona të tjerë si të përfshirë në trafikimin ndërkombët­ar të drogës. Në fundin e dyfishtë të kontenieri­t me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë, “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjell­ëses së pakove me lëndë narkotike. Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalis­ht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës. Mjeti, ku u transportu­a kotenieri me 613 kilogramë kokainë, ka mbetur i bllokuar në hyrje të magazinës së kompanisë “Arbri Garden” pas ndërhyrjes policore. Përveç Policisë, askush nuk ndodhet aty. Dyshohet paraprakis­ht se kamioni është marrë për për- dorim nga kompania “Pelikani Transport”, shoferi i së cilës u arrestua, ashtu edhe menaxheri i kompanisë që kishte porositur 20 tonë me banane në Kolumbi. Ashtu si drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Ardi Veliu, edhe kryeprokur­ori i Krimeve të Rënda, Besim Haj- darmataj, nuk bënë publike të dhëna të tjera për hetimet që po kryhen, pasi, sipas tyre, operacioni është në zhvillim dhe mund të dëmtohen hetimet. Kjo do të thotë se janë edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombët­ar të drogës.

 ??  ?? Pakot e kokainës
Pakot e kokainës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania