Panorama (Albania)

Plumba ndaj 2 emigrantëv­e, i plagosur edhe atentatori

Taulant Beqirit dhe Eris Llanajt i bënë pritë me dy makina

- VLORE

Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku tri persona mbetën të plagosur, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat e përplasjes me armë, e cila rezulton se ka qenë një atentat i mirëfilltë.

Në bazë të përfundime­ve të Policisë, bëhet fjalë për një atentat ndaj dy të rinjve, Taulant Beqiri dhe Eris Llanaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, kur dy të rinjtë ishin duke lëvizur me një automjet tip “Fiat Punto”, me targë italiane DJ 252 RC, të cilëve u bllokuan rrugën dy automjete. Fillimisht, një makinë tip “Benz Mercedez” me ngjyrë të bardhë i ka dalë përpara duke i prerë rrugën, ndërsa në momentin që dy të rinjtë kanë tentuar të ecin mbrapsht, makina tip “Toyota” me targë AA 038 IY, e drejtuar nga Gazmir Canaj, i ka goditur nga pas. Në pak sekonda, ky i fundit ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me një automatik kallashnik­ov në drejtim të automjetit tip “Fiat”, ndërsa po me zjarr i janë përgjigjur dhe dy personat që gjendeshin në këtë makinë, por nuk dihet ende saktësisht nëse ka qenë Beqiri apo Llanaj, që ka qëlluar me pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Canaj mbeti i plagosur rëndë me një plumb në kraharor, ndërsa Beqiri dhe Llanaj kanë marrë nga një plumb përkatësis­h në këmbë dhe bark, por pa rrezik për jetën. Policia bën të ditur se dy personat që gjendeshin në makinën “Benz Mercedez”, që u zhduk pas ngjarjes, janë Petrit Aliaj dhe Elisa Murataj, të cilët janë shpallur në kërkim. Mësohet se Aliaj ësh- të edhe pronar i automjetit tip fuoristrad­ë “Toyta”, e cila në momentin e ngjarjes drejtohej nga Canaj. Në vendin e ngjarjes, nga ana e Policisë, janë gjetur 10 gëzhoja, ku pesë i përkasin automatiku­t dhe 5 të tjerat pistoletës. Sa u takon armëve të zjarrit, Policia ka sekuestrua­r vetëm një pistoletë të gjetur në makinën “Fiat”. Policia bën me dije se, kanë qenë pikërisht këta persona të shpallur në kërkim që i kanë dhënë ndihmë Canajt duke e dërguar në spital, por që gjithashtu kanë larguar dhe armën tip automatik nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit lehtë, Taulant Beqiri dhe Eris Llanaj, janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, por mësohet se ata nuk kanë dhënë shumë informacio­n dhe janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë atë që ka ndodhur. Ndërsa Canaj, i cili pas operacioni­t ka dalë nga gjendja kritike, pritet të merret në pyetje pasi gjendja e tij të përmirësoh­et. Deri tani, Policia ka ngritur disa pista heti- more. Burime nga blutë e Vlorës kanë konfirmuar për “Panorama” se po hetohet dhe mbi atë të ndonjë grabitjeje që është tentuar ndaj Beqirit dhe Llanajt ose ndonjë konflikt i vjetër mes tyre. Nuk përjashtoh­et as ndonjë mosmarrëve­shje për ndonjë pazar droge, ndërsa mësohet se dy të plagosurit Beqiri dhe Llanaj ishin emigrantë në Itali. Të tre personat e arrestuar nuk rezultojnë persona me precedent penalë. Taulant Beqiri, Eris Llanaj dhe Gazmend Canaj ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa fleta e arrestit u është prerë pikërisht në kushtet spitalore. Grupi hetimor mësohet se ka marrë në pyetje pikërisht dy shtetasit që ndodheshin në makinën “Fiat Punto”, ndaj të cilëve është qëlluar dhe kryer atentati. Taulant Beqiri dhe Eris Llanaj mësohet se janë në gjendje më të mirë shëndetëso­re, ndaj edhe grupi hetimor ka marrë në pyetje pikërisht këta dy persona fillimisht, por informacio­net rreth asaj çfarë kanë deklaruar të dy personat janë shumë të rezervuara. Pritet të merret në pyetje edhe Gazmir Canaj, por ende nuk është kryer diçka e tillë për shkak të gjendjes së tij shëndetëso­re, ndërsa vetëm gjatë paradites së të mërkurës, pas ndërhyrjes kirurgjika­le, është konfirmuar nga mjekët se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Canaj pritet të merret në pyetje në ditët në vijim, kur gjendja e tij të stabilizoh­et.

 ??  ?? Dy makinat që u përfshinë në shkëmbimin e zjarrit
Dy makinat që u përfshinë në shkëmbimin e zjarrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania