Masakroi kushëririn me sëpatë, në sy të djalit, autori: Nuk jam mirë
VLORE - Masakroi kushëririn e tij me sëpatë pas debatit për vijën e ujit, autori pretendon për probleme mendore para Gjykatës. Dilaver Veshaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Arben Veshaj, 37 vjeç, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, nuk ka pranuar të flasë gjatë, por nuk ka mohuar akuzën. 40- vjeçari u la në “arrest me burg” nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni, me kërkesë të prokurorit Kledian Llaho. Mbi 40- vjeçarin rëndojnë trI akuza, “armëmbajtje pa leje të armëve”, “vrasje me dashje” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive dhe të gjuetisë”. Veshaj u dërgua në Gjykatë nën masa të forta sigurie, ndërsa kanë munguar familjarë apo të afërm të tij jashtë sallës së gjyqit, pasi seanca për dhënien e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë seancës, 40- vjeçari nuk ka folur gjatë duke u justi- fikuar me gjendjen e tij psikologjike. “Nuk jam mirë dhe nuk kam qenë në gjendje të mirë gjatë kësaj kohe”, ka deklaruar Dilaver Veshaj dhe më pas ka qëndruar thuajse në heshtje të plotë. Në momentet e mbërritjes në Gjykatë, por edhe gjatë seancës, te 40- vjeçari shihej se gjendja psikologjike e tij ishte mjaft e rënduar. Krimi ndodhi në orët e para të 17 marsit, në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj qëlloi fillimisht me armë tip pistoletë në drejtim të Arben Veshaj dhe më pas me sëpatë duke e lënë të vdekur, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi kur viktima ishte në shoqërinë e djalit të tij 7 vjeç. 37vjeçari ishte duke kaluar pranë stanit të kushëririt të tij, kur ky i fundit ka dalë prej andej duke e qëlluar me një plumb në bark, ndërsa më pas e ka goditur tri herë më sëpatë duke e lënë të vdekur. Ishte djali i mitur që lajmëroi të afërmit për ngjarjen, ndërsa vetëm pak orë më vonë, Policia bëri të mundur arrestimin e Dilaver Veshajt. Gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti për një vijë uji që kalonte pranë staneve të dy kushërinjve, ndërsa nga grupi hetimor është mësuar se një ditë para ngjarjes, autori dhe viktima kishin pasur edhe një grindje mes tyre.