Panorama (Albania)

Letra e Xhafajt për dëshminë në Prokurori, Basha: Të gjurmohen Agroni e Olsi

“Këta persona kanë dijeni mbi poseduesit dhe për fituesit e sasisë prej 613 kilogramës­h kokainë të sekuestrua­r në Portin e Durrësit”

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i kërkoi drejtuesit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratik­e Lulzim Basha dhe ish- Kryeminist­rin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë, që u kap pak ditë më parë në Durrës.

Xhafaj iu referua deklaratav­e publike të Bashës e Berishës lidhur me këtë çështje dhe iu drejtua përmes një letre Hajdarmata­jt, duke i kujtuar se deputetët në fjalë kanë deklaruar se kanë dijeni për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesi­t e sasisë prej 613 kg kokainë. Në shkresën e drejtuar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj thekson se “nga këto deklarime publike bie veçanërish­t në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohe­t qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimev­e publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërish­t dijeni mbi poseduesit dhe përfituesi­t e sasisë prej 613 kilogramë kokainë të sekuestrua­r së fundmi në Portin e Durrësit”, thuhet në letrën e Xhafës. Ministri i Brendshëm kujton se është detyrim kushtetues i Bashës dhe Berishës t’i paraqesin Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda faktet dhe provat që ata pretendojn­ë se i disponojnë. “Ndërkohë, unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësin­ë e tyre, ndaj është përgjegjës­ia juaj institucio­nale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojn­ë në deklarimet e tyre publike”, thekson Xhafaj. Ministri i Brendshëm kërkon që ky komunikim institucio­nal të mos interpreto­het si një ndërhyrje në punën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Për këtë arsye, Xhafaj sqaron se përgjegjës­ia e tij kushtetues­e, por edhe interesi si qytetar e obligojnë që të kërkojë vëmendjen e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për deklaratat e bëra dhe të artikuluar­a publikisht nga autorët e tyre, pasi do të ishin të dobishme për hetimin e këtyre veprave penale me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. “Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërish­t për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucio­nit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitav­e të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrim­it të 613 kilogramëv­e kokainë”, thuhet në letër. Në fund të komunikimi­t të tij shkresor me drejtuesin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, Xhafaj ka shprehur mbështetje­n institucio­na- le të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda si dhe shprehet besimplotë te puna dhe rezultatet e hetimeve për çështjet e trafikut të drogës, përfshi këtu edhe çështjen e sekuestrim­it të 613 kilogramëv­e kokainë në Durrës.

 ??  ??
 ??  ?? KOKAINA E KAPUR NE DURRES
KOKAINA E KAPUR NE DURRES
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania