SALIANJI: HYSENI TË HETOHET PËR GRABITJE PRONASH
Deputeti socialist Alket Hyseni hodhi poshtë dje akuzat në adresë të tij në lidhje me përvetësimin e një prone në Dhërmi me dokumente të falsifikuara.
Përmes një statusi në “Facebook”, Hyseni sqaroi se nuk ka pasur lidhje me asnjë nga familjarët e zonjës Bua, që e akuzon atë. “Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj ( të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh. Kam shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar”, shkruan Hyseni në statusin e tij. Ai shprehet se shkëmbimin e kësaj toke bujqësore e ka bërë me një person të tretë dhe jo familjar të familjes Bua. “Toka bujqësore është fituar nga një AMTP( tapi) në emër të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve te një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone ( kunati i zonjës Bua).
Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke, pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991 dhe nuk i takon sipas ligjit”, shkruan deputeti socialist i Sarandës. Ai tregon dhe konfliktin ligjor që ka zonja Bua me familjarët e saj. “Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që s’ka lidhje me të kunatit. Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD- së ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme. Për këtë sipërfaqe të AMTPsë së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare. Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezultojnë se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara. Nuk përbën interes për mua Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji, kërkon të merret në hetim parlamentari socialist Alket Hyseni për akuzën “e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi”. “Vetë Alket Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër. Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga Kryeministri që bërtet për drejtësi. Njësoj si në diktaturën e Napoleonit te “Ferma e Kafshëve” të George Orwell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”. Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin”, deklaroi Salianji. kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që s’ka asnjë lidhje me mua. Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë”, sqaron deputeti socialist. Ai i bën thirrje zonjës që e ka akuzuar që të mos përdoret politikisht nga opozita. “Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosjeje dhe shmangieje të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shterpësia e ideve”, shkruan Hyseni në llogarinë e tij në “Facebook”.