Panorama (Albania)

Amnistia e kredive nga shteti, familjet që përfitojnë

Shtohen kategoritë që përfitojnë nga ligji i ri i strehimit. Familjet që do t’u falet kredia e dhënë nga shteti dhe ata që marrin legalizim pa pagesë

- TIRANE

Qeveria do të legalizojë falas të gjitha banesat e personave të shpërngulu­r për shkak të ndërtimit të veprave publike, si hidrocentr­ali i Banjës apo i Fierzës.

Për banesat që figurojnë ende të paprivatiz­ura, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’ia kalojë ato familjeve pa asnjë pagesë. Ky vendim do të rregullohe­t me miratimin e projektlig­jit për “Strehimin social”, i cili prej disa muajsh po diskutohet në komisionet parlamenta­re. Në nismën e qeverisë thuhet se njësia bashkiake pasi të evidentojë familjet që janë zhvendosur nga zonat ku janë ndërtuar vepra publike, do të marrë vendim që ato t’i kalojnë zotëruesit pa asnjë detyrim financiar. “Banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulu­ra për shkak të ndërtimit të veprave publike, të tilla si hidrocentr­ali i Banjës, hidrocentr­ali i Fierzës, të cilat ende figurojnë të paprivatiz­uara, privatizoh­en falas, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore përkatëse dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar”, thotë projektlig­ji për “Strehimin social”. Ndërkohë që familjet e tjera, që janë shpërngulu­r nga zonat që janë prekur nga ndërtimet publike, qeveria ka marrë përsipër që t’ua falë kreditë që kanë marrë nga Enti i Banesave. “Familjeve të shpërngu- lura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktime­ve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thek- son projektlig­ji në dispozitat e posaçme të saj. Tjetër kategori përfituese do të jenë dhe familjet që janë prekur nga Ujëmbledhë­si i Bovillës. Për këta të fundit, qeveria ka parashikua­r që t’u japë hipotekën pa pagesë si dhe t’ua legalizojë ndërtesat që ata kanë kryer pa leje në një zonë tjetër. “Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulu­ra nga ndërtimi i Ujëmbledhë­sit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI për kalimin e së drejtës së pronësisë”, thuhet në parashikim­in ligjor.

FAMILJA E KREDIVE

Në relacionin e projektlig­jit theksohet se përfituesi­t e faljes së kredive nga Enti Ko- mbëtar i Banesave janë kryesisht në qytetet e Lezhës, Tiranës dhe Durrësit. Në total bëhet fjalë për 1084 familje, që do të përfitojnë nga ky proces. Ndërsa në gjashtë qytete të tjera të vendit do të përfitojnë familjet që janë prekur nga përmbytjet. Sipas të dhënave të qeverisë, në Shkodër janë 177 familje që kanë marrë kredi nga Enti Banesave, por që janë dëmtuar për shkak të përmbytjev­e. Qyteti tjetër që është prekur më shumë nga përmbytjet është Lezha, që sipas projektlig­jit, do të falen 94 familje nga kreditë. Qytetet e tjera përfituese janë: Elbasani, Hasi, Fieri dhe Tirana.

 ??  ?? Faksimile e ligjit të strehimit social
Faksimile e ligjit të strehimit social

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania