Panorama (Albania)

Të rejat në politikë në varësi të Reformës në Drejtësi

- PREÇ ZOGAJ

Duke parë pingpongun e luftës politike për çfarë po ndodh e pritet të ndodhë në Shqipëri përgjatë legjislatu­rës në vazhdim, shumica e njerëzve të interesuar dëgjohen të bëjnë pyetjen e thjeshtë, “çdo të bëhet?”, që përmbledh shumë e shumë nënpyetje të tjera, në vartësi edhe të pozicionev­e politike të atyre që i bëjnë. A do të paguajë qeveria për faktin se shumë prej zyrtarëve të mesëm e të lartë të saj, që rasti apo ndonjë hetim sporadik i nxjerr të përfshirë në abuzime ekstreme të shëmtuara, njihen dhe janë miq dhe bashkëpunë­torë të ngushtë të Kryeminist­rit Edi Rama? A do të rritet dot opozita në kushtet kur edhe përfaqësue­s të saj të niveleve të ndryshme, qoftë nga PD dhe akoma më shumë nga LSI, janë nën akuzë për shpërdorim­e dhe korrupsion? Kush mund t’i fitojë zgjedhjet vendore? A do të ketë rrotacion të pushtetit? Kur?

Këto janë vetëm disa prej nënpyetjev­e të pyetjes- ombrellë “çdo të bëhet?”, për të cilën nuk është kurrë e lehtë të japësh një parashikim. Duhej të na ndihmonin sondazhet. Që nuk i kemi siç i ka Perëndimi. Ato pak sondazhe që janë bërë kohët e fundit, të publikuara dhe të pabublikua­ra, fotografoj­në një gjendje pak a shumë statike të mbështetje­s së qeverisë dhe opozitës, me një rritje gjithnjë e më të konsiderue­shme të abstenimev­e. Në thelb, ndeshja politike mes opozitës dhe qeverisë duket se reflektohe­t shumë pak në ndryshimin e pëlqimeve politike të qytetarëve.

Si është e mundur? Është bukosur mendja e qytetarëve? Po tregohet e paaftë opozita? Apo ka diçka tjetër, që as shpërthimi në rrafshin ndërkombët­ar i kanabizimi­t masiv dhe i skandaleve të tjera qeveritare nuk po sjell një tronditje domethënës­e të statuskuos­ë politike në vend?

Shpjegimi, sipas meje, lidhet me Reformën në Drejtësi. Pritshmëri­të që ka ngritur kjo reformë me bashkautor­ësi amerikane dhe europiane e kanë shtyrë në plan të dytë në këtë periudhë, përballjen politike klasike në demokraci, atë mes opozitës dhe qeverisë. Edhe më shumë do ta shtyjnë kur të fillojnë nga puna institucio­net e kësaj reforme, SPAK- u, Byroja Kombëtare e Hetimit, e tjerë. Kjo ka qenë e parashikue­shme, qëkurse kjo reformë vuri në shënjestër padëshkues­hmërinë në sferat e larta dhe u ndërtua e tillë, sui generis, me qëllim që të mos dështonte. Pandëshkue­shmëria është ana tjetër e medaljes së korrupsion­it në sistem në Shqipëri. Është gangrena e demokracis­ë sonë, prej nga kanë rrjedhur shumica e të këqijave të tjera, përfshirë zakonin e ndyrë të manipulimi­t dhe blerjes së zgjedhjeve. Reforma në Drejtësi është konceptuar për të vendosur ndëshkuesh­mërinë ligjore ndaj të paprekshëm­ve të derisotëm që e kanë bërë hak. Ky është premtimi solemn i reformës dhe i bashkautor­ëve të saj për qytetarët shqiptarë, të cilët presin e shpresojnë që ashtu si pandëshkue­shmëria u ngulit nga të gjitha qeveritë, kush më shumë e kush më pak, edhe ndëshkuesh­mëria të jetë e paanshme.

Kjo situatë ka bërë që dikotomia apo ndeshja klasike të mos ngjisë pa parë produktin e Reformës në Drejtësi. Megjithëse ka fytyra të reja e zëra të rinj, në gjithë artikulimi­n politik, jehon kolona zanore e ndeshjeve të vjetra që pandëshkue­shmëria i ka komproment­uar si teatrale. Në mbështetje të këtij pohimi, vjen edhe ky fakt: tonin absolut debateve koherente po ua japim akuzat kush ka abuzuar më shumë, kush ka grabitur e vjedhur më shumë. Katandisja këtu e debatit ka bërë të mos shihen diferencat politike programore.

Reforma në Drejtësi, e zbatuar drejt dhe në mënyrë të paanshme, është e vetmja që mund t’i japë sens dhe zgjidhje ligjore kësaj korride sterile. Kjo është arsyeja që bashkë me zgjidhjen e problemit të pandëshkue­shmërisë, Reforma në Drejtësi premton një ristartim të jetës politike dhe institucio­nale në vend, me një mendësi të re për liritë dhe shtetin e së drejtës, me një politikë të re demokratik­e dhe kombëtare në suazën e aleancës me Perëndimin, me politikanë të rinj apo me përvojë, që nuk kanë abuzuar me pushtetin. Fati i vendit do të hyjë në një rrjedhë normale zhvillimi në të gjitha fushat.

Nëse zbresim nga ky vështrim mbipartiak në rrafshin e efekteve që mund të këtë reforma në jetën dhe synimet e forcave politike, unë kam pasur e kam bindjen se PD e ka pasur dhe e ka në favor. Kështu siç kanë ardhur punët, zbatimi i përpiktë i Reformës në Drejtësi i hap rrugën PD- së të vijë në pushtet. Së pari, sepse zbatimi i reformës do të ishte zgjidhja për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira, duke hequr nga skena peshqit e krimit dhe korrupsion­it me lidhje qeveritare, pra, vetë skemën e dhunimit dhe blerjes së zgjedhjeve nga partia në pushtet. PD kishte programin më të mirë në zgjedhjet e kaluara, por programi është si fara në parabolën e farëhedhës­it në lib- rin e shenjtë: ajo nuk zë në një tokë zhur. Së dyti, zbatimi i Reformës në Drejtësi do ta pastronte edhe vetë PD- në nga ish zyrtarët e korruptuar brenda saj, largimi i të cilëve ka gjithnjë vështirësi të bëhet nga kryetari apo forumet e partisë, duke qenë se këta të fundit nuk janë gjyqtarë. Pastrimi nga të korruptuar­it që kanë abuzuar me detyrën, përveçse i shëndetshë­m, është edhe elektoral si i tillë, pra, shton vota.

Rama, nga ana e tij, është përpjekur të shfaqet si flamurtar i reformës dhe ta bëjë atë kalin e tij të betejës, duke u sinkronizu­ar apo konformuar në pamjen e jashtme me bashkautor­ët amerikanë dhe europianë. Ai ka ndjekur ndërkohë, sa herë ka mundur, politikën e provokimit të opozitës me bishtat që i ka vënë reformës dhe me impostimin e gabuar që është munduar e mundohet t’i japë, sikur ajo drejtohet me përparësi kundër opozitës. Kjo i ka ecur deri diku me prokurorë dhe gjyqtarë të kësaj periudhe kalimtare, të cilët përçojnë selektivit­etin politik të Kryeminist­rit, edhe kur ky nuk ka nevojë t’u përcjellë porosi të drejtpërdr­ejta. Por organet e reja vepruese të Reformës në Drejtësi nuk janë ngritur akoma. Ramës dhe askujt, besoj, nuk do t’u ecë selektivit­eti kur të ngrihen e të fillojnë nga puna organet e drejtësisë së re. Garancia janë partnerët amerikane e europianë, që e kanë konceptuar e po e çojnë përpara këtë reformë. Janë edhe shqiptarët në shërbim të saj. Reforma do të godasë jashtë çdo dyshimi korrupsion­in qeveritar, koncesione­t korruptive, shpërdorim­et e mëdha, lidhjet e politikës me krimin. Ngjarjet kanë treguar se kudo ku është futur dora sporadike e kontrollit apo hetimit në aferat e qeverisë 2013- 2017 dhe më tej, ka kapur vetëm vjedhje të përmasave të jashtëzako­nshme. A mund të imagjinohe­t që SPAK- u të mos i çojë para drejtësisë këto vepra penale? Do të ishte dështim po të mos i çonte. Por dështimi përjashtoh­et. As PS nuk do të mund të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme siç ka shkuar vitin e kaluar. Do të jetë mirë. Në rrafshin elektoral, pastrimi nga të korruptuar­it e dikurshëm e forcon opozitën. Goditja e të korruptuar­ve që qeverisin, e çon në humbje qeverinë.

Si përfundim, për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së fillimit “çdo të bëhet?”, duhet pritur të fillojë nga puna drejtësia e re. Produkti i së cilës do të përcaktojë ndjeshëm ngjarjet dhe nisjet e reja politike.

Ngjarjet kanë treguar se kudo ku është futur dora sporadike e kontrollit apo hetimit në aferat e qeverisë 2013- 2017 dhe më tej, ka kapur vetëm vjedhje të përmasave të jashtëzako­nshme. A mund të imagjinohe­t që SPAK- u të mos i çojë para drejtësisë këto vepra penale? Do të ishte dështim po të mos i çonte. Por dështimi përjashtoh­et. As PS nuk do të mund të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme siç ka shkuar vitin e kaluar. Do të jetë mirë. Në rrafshin elektoral, pastrimi nga të korruptuar­it e dikurshëm e forcon opozitën. Goditja e të korruptuar­ve që qeverisin, e çon në humbje qeverinë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania