Panorama (Albania)

Ambasadori i SHBA: Drejtues të votuar kanë shitur vajza, të arrestohen

Donald Lu: Ndiej neveri për disa prej drejtuesve të këtij vendi. Duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit

- ETLEVA DELIA

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantë­t e qenieve njerëzore, përfshirë edhe disa drejtues të votuar në vend, që kanë shitur vajza në skllavëri.

Gjatë konferencë­s kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Lu deklaroi se Shqipëria ka nevojë që qeveria të angazhohet më shumë politikish­t dhe të dorëzojë pa vonesa fondet për viktimat e trafikimit. Ai tha se ndien neveri që disa drejtues të votuar në vendin tonë kanë trafikuar vajza të pafajshme në Europë. “Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, u shpreh Donald Lu. Kryediplom­ati amerikan i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit. Departamen­ti Amerikan i Shtetit i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpuni­mit rajonal, sa i takon luftës kundër trafikimit të personave. Sipas ambasadori­t Lu, Shqipëria në këtë luftë ka treguar udhëheqje rajonale. I ftuar në konferencë­n antitrafik, Lu kërkoi përmirësim të ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan.

AMBASADORI Donald Lu i bëri një thirrje qeverisë që fondet e strehëzave të grave të përfundojn­ë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave që janë viktima të trafikut. “E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 koordinato­rë të antitrafik­ut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalim­in e trafikimit të fëmijëve. Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkëpuni­m intensiv rajonal. Departamen­ti Amerikan i Shtetit e kupton këtë dhe ka dhënë një grant bujar për qeveritë dhe organizata­t jofitimpru­rëse për të krijuar një rrjet rajonal bashkëpuni­mi. Jemi veçanërish­t entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet e riintegrim­it të viktimave sepse qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehëza, por që ato të dalin prej tyre me aftësi, siguri financiare dhe vetëbesim. Ky projekt do të ndihmojë për këtë”, u shpreh Lu. Në fund, ai u bëri thirrje qeverive të rajonit, por veçanërish­t asaj shqiptare, që të vazhdojnë të japin fonde për strehëzat e këtyre grave dhe fëmijëve të trafikuar. “Në rastin e Shqipërisë, këtu ka nevojë jo vetëm që të an- gazhohen politikish­t në këtë situatë, por që edhe t’i dorëzojnë me të vërtetë fondet e caktuara pa vonesa. I urojmë fat në zbatimin e këtij projekti të rëndësishë­m, ju e keni mbështetje­n tonë”, deklaroi ambasadori Donald Lu. Në konferencë marrin pjesë zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, si dhe koordinato­rët Antitrafik të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

 ??  ??
 ??  ?? Donald Lu dhe zv. ministrja Rovena Voda, dje gjatë konferencë­s
Donald Lu dhe zv. ministrja Rovena Voda, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania