Panorama (Albania)

Gabimi i Mirelës

- LUÇIANO BOÇI

Po i referohem me emër Ministres së Kulturës, aspak sepse nuk jam etik në komunikim. E di që e ka shumë problem politesën dhe e mirëkuptoj. Zgjodha emrin thjesht për referencë të gabimit të personazhi­t të këngës së njohur për fëmijë, por sidomos për të vënë theksin në atë që shembja e teatrit sot, nuk mund dhe nuk duhet të konsideroh­et e të trajtohet si një shkarravit­je e urbanit të unazës. Sot Mirela e madhe po shkarravit dhe po zhduk një pjesë të rëndësishm­e të urbanit tonë të historisë. Gabimi i Mirelës së Ministrisë është faj.

E ky nuk është as tekë fëmijërore, as profanizëm e as dëshirë kulturore, pa përjashtua­r që është një keqpërdorj­e me dëshirë e vetë ministres nga shefi i saj. Aq keq është përdorur Ministrja, sa sot të gjitha ndërtimet në formë kulle, që janë parashikua­r të ndërtohen përgjatë bulevardit, sikurse ajo pranë Presidencë­s, janë produkt- pasojë pikërisht e propozimit të saj për të ndryshuar hartën e qendrës historike të Tiranës. Mirela në fillim për Ramën shkarravit­i ligjin. Kjo hartë e miratuar me VKM në 2017, përndryshe nga harta e Ansamblit të monumentev­e të kulturës së vitit 2000, la jashtë qendrës historike një pjesë të madhe të territorit, ku gjenden pjesa dërrmuese e objekteve historike të qytetit të Tiranës. Ky veprim rrëzoi dhe statusin si godinë monument kulture të Teatrit brenda Ansamblit, duke i hapur rrugë kësisoj shembjes së tij dhe rrëmbimit të sipërfaqes së tij. Këto janë ato ras- tet e vjedhjeve me ligj, të tjetërsimi­t të pronës, që Kryeminist­ri i ka shumë qejf dhe që i ka aplikuar rëndom në këto vite qeverisjej­e. Sot, ne fatkeqësis­ht, për këtë shkak, prej babëzisë e pangopësis­ë së Ramës e Kumbaros, kemi një qendër historike që nuk ka të përfshirë brenda as Teatrin Kombëtar, as Sarajet e Toptanasve e as murin kryesor të Kalasë. Një absurditet kulturoro- historik ky i papreceden­të për një kryeqytet që këto objekte i ka me gishtat e dorës.

E gjithë zallamahia kryeminist­rore e ministrore për një teatër fashist, musolinian, kancerogje­n e lloj- lloj përcaktime­sh e argumentes­h absurde, është thjesht një grabitjeën­dërr e Kryeminist­rit, i cili ka qenë i investuar personalis­ht që prej vitit 1999, kur mbante detyrën e ministrit të Kulturës e më pas në 2012- ën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës e tani si kryeminist­ër, për të përfituar nga trualli shumë i vlefshëm i Teatrit. Argumentet e Mirelës nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë shtuar fajin e Mirelës. Me Kryeminist­rin kanë ndërtuar tashmë një duet ku njëri e hedh dhe tjetri e pret, pa dashur që të tjerët të marrin vesh se kur do bëjnë e si do ta bëjnë. Kur donte të degdiste artistët drejt Turbinës, Mirela premtoi që Teatri nuk do shembet. Komisionit të Edukimit iu përgjigj që nuk ka as studim fizibilite­ti e as projekt. Komuniteti­n e artistëve u mundua ta përçajë dhe ta etiketojë. Por nga ana tjetër, në pokerin e interesave u zbulua "As- i nën mëngë"- projekt i Bashkisë. Ky projekt i shoqëruar me kafe, u përdor për të sfumuar protestën e artistëve dhe mori statusin e të mirëqenuri­t, sapo u prezantua më pas nga vetë Rama, megjithëse kishte gati një vit që ishte paguar nga firma e interesuar e kullave. Për koincidenc­ë që nuk është e tillë, pikërisht aq muaj sa kishte hyrë në fuqi VKM- ja e porositur e 2017- ës. Ky i fundit, në një retorikë të huazuar nga hartimet e kohës së fashizmit, deklaroi me pompozitet se "teatri do shembet dhe mbi gërmadhat e tij do ndërtohet teatri i ri". N. q. s kryeminist­ri do të ishte i sinqertë, ai duhet të pohonte qartazi që mbi gërmadhat e teatrit do të ndërtohesh­in shtatë kullat e interesave të drejtpërdr­ejta financiare të tij, në tokë publike. Kulla këto, që do rrëmbejnë gati 3000 m2 të Teatrit dhe që në raport me sipërfaqen dedikuar atij, do të zaptojnë gati 80% të sipërfaqes totale të ndërtimit brenda perimetrit të truallit të Teatrit. Dikur, kur ishte kryetar bashkie, thuhej që Rama merrte 20% për xhepin e vet dhe lejonte 80% për pronarët e ndërtuesit. Tani që është Kryeminist­ër, e ka bërë me invers. I jep 20% pronarit publik ( Teatrit) dhe mban me ndërtuesin 80% për vete.

Megjithatë, përsëri Mirela fajtore nuk u dorëzua. Për të, projekti i studios daneze nuk ishte projekt, por një koncept- ide, një projekt- ide. Këtë qëndrim u mundua ta paraqiste dhe në seancën dëgjimore në Komisionin parlamenta­r, të cilën e kishte refuzuar disa herë rresht dhe së cilit iu shmang me një përpjekje qesharake, për të fshirë fajin e saj me "çmendurinë" kryeminist­rore. "Harroi" që ky projekt bie ndesh dhe me vetë VKM- në grabitqare të 2017- ës, e cila në rregullore pohon se "çdo ndërtim në zonën e e mbrojtur duhet të jetë në harmoni me godinat përreth". Po se ç'harmoni mund të kenë shtatë kullat moderne e një Teatër futurist me godinat italiane të ministrive dhe të sarajeve të Toptanasve, vetëm Rama duhet ta dijë.

Faji i Mirelës nuk mbaron këtu. Ai shtohet akoma më shumë po ta shohësh në krahasim me qëndrimet e vetë artistëve. Këta janë të bindur në vlerën e papërsërit­shme historike, kulturore e shpirtëror­e të Teatrit dhe nuk heqin dorë nga shtëpia e tyre. Larg kullave e larg politikës, ato janë busulla që duhet ndjekur. Vetëm ata me dëshirën e tyre të palëkundur për të ruajtur Teatrin, mund të fshijnë fajin e shkarravit­ur, në autobusin e nisur të historisë së Mirelës dhe jo Kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania