Panorama (Albania)

Prodhuesit e birrës: Po dëmtohet konkurrenc­a

“Të mbrohet industria vendëse, konkurrenc­a po dëmtohet”

-

Pas Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, një tjetër prodhues vendës, Stefan Pinguli, ngre shqetësimi­n se kjo industri po dëmtohet nga importi.

Stefan Pinguli kërkoi që të barazohet akciza e birrës vendëse me atë të importuar nga Kosova, me qëllim që industria vendëse të vihej në pozita të barabarta fiskale. Pinguli shpjegon se importi i birrës edhe nga Greqia apo Maqedonia ka lehtësi fiskale për hyrjen në Shqipëri, çka dëmton konkurrenc­ën me prodhimin vendës. Stefan Pinguli thotë se kanë zhvilluar takime në lidhje me shqetësime­t e tyre dhe këta prodhues kërkojnë që akciza e produkteve dhe industrisë së birrës që eksportohe­t në Kosovë, të jetë e barabartë me akcizën e produkteve të industrisë së birrës që importohet nga Kosova në Shqipëri.

“Së pari, ne sigurisht që kemi tentuar të hyjmë në Kosovë, por nuk kemi mundur. Fakti që nuk kemi mundur, tregon që ka diçka që nuk shkon. Tregon që kostot e dërgimit për në Kosovë dhe kostot e produkteve tona të kthyera në çmim, kanë nivele të papranuesh­me për kosovarët. Jo për faktin e kostove të brendshme, por sepse pala kosovare di ta mbrojë produktin që shet vetë. Por jo vetëm pala kosovare, por edhe ato greke dhe sllave kanë një lehtësi portuale për të ardhur këtu. E njëjta gjë ndodh edhe në Maqedoni dhe në Greqi. Provo të çosh mall shqiptar atje, ku përveç vështirësi­së fizike për të hyrë në dogana, ka edhe vështirësi financiare dhe fiskale, për shkak të taksave të larta më shumë se taksat tona. Çudi, se punët e tyre brenda vendit shkojnë shumë mirë dhe nuk lejojnë të tjerët të hyjnë, kurse te ne bëhet një zullum shumë i madh. Si ka mundësi që brenda 4 vjetësh hyjnë birrat kosovare, tronditin tregun me një lehtësi të jashtëzako­nshme brendapërb­renda dhe ne pranojmë dampingjet ( shitjet nën kosto) e tyre në çmime. Si fazë e parë hyrëse në këto vlera kuptohet i krijojnë mundësi investimit të marketingu­t të jashtëzako­nshëm”, u shpreh Pinguli. Sipas prodhuesit vendës, në këto kushte qeveria duhet të mbrojë prodhimin vendës, duke balancuar akcizën me importin. “Qeveria duhet të zbatojë ligjet që ka vendosur vetë, për të cilat kemi qenë dakord të gjithë, ku çdo prodhues mbi 200 mijë hektolitra duhet të përballet me një taksë të veçantë. Dhe në përgjithës­i kemi përfaqësua­r birrat e huaja, sepse birrat e vendit nuk kanë arritur të prodhojnë mbi 200 mijë hektolitra. Vendi duhet të adoptojë ligjin mbi të drejtën shqiptare dhe mbi këtë bazë jo vetëm që duhet të jenë të detyruara që birrat shqiptare të arrijnë që më në fund të ndryshojnë taksën, por nga ana tjetër kanë lehtësira portuale në lidhje me çmimet e tyre që paraqesin në doganë. E çuditshme është se dogana është e interesuar vetëm të mbledhë taksa dhe jo për mbrojtjen. Dhe nuk ka klauzolë për këtë punë. Mezi arritëm që ta bëjmë këtë punë, por kush na paguan këto 4 vite, që kanë kaluar në terror fiskal, psikologji­k dhe depresion të tregut”, u shpreh Pinguli.

 ??  ?? Stefan Pinguli
Stefan Pinguli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania