Panorama (Albania)

Profesor, këtë herë ke gabuar! Aushvici shqiptar është turpi ynë!

-

Nuk doja të futesha në një debat të tillë, por nuk mund të rri dot pa reaguar. Bëhet fjalë për debatin më të fundit, ose më mirë të themi, përplasjen publike mes gazetarit dhe studiuesit Kastriot Dervishi dhe historiani­t, prof. Pëllumb Xhufi, në lidhje me kampin famëkeq të Tepelenës gjatë periudhës së monizmit. Kam ndierë gjithnjë respekt për punën, profesiona­lizmin, këmbëngulj­en dhe atdhedashu­rinë, me të cilën profesor Xhufi trajton shumë çështje jo vetëm të historisë, por edhe të aktualitet­it, por këtë radhë është koha për të thënë: Profesor, ke gabuar!

Faktet që sjell studiuesi Dervishi, jo vetëm s’e kanë pasuruar me dëshmi të dorës së parë katalogun ( edhe pse fare të vonshëm) të historisë sonë, por janë një thirrje e përsëritur për të kuptuar më shumë e mbi të gjitha, për të reaguar e u ndërgjegjë­suar për krimet makabre të një regjimi, i cili sido që të vijë puna, ishte dhe do mbetet turpi ynë i pamerituar.

Nëse si argument profesor Xhufi përdor dosjet e CIA- s, duhet pohuar se vetë analistët e saj, qysh në atë kohë, sugjeronin që raportime të tilla të merreshin në më të shumtën e rasteve me shumë rezerva, për arsye që dihen.

Përtej kësaj, do të ishte naivitet i plotë të besonim se do mjaftonin dosjet e CIA- s për të gjykuar mbi krime makabre që s’kursenin as fëmijët, ndërsa dëshmitarë­t e kampit të Tepelënës e jo vetëm, për fat, akoma janë akoma gjallë, e tej tyre dokumentet mbi sjelljen e Sigurimit, kushtet në kamp dhe “bëmat” e pafundme që marrim vesh përditë, në rastin më të keq, do të bënin që të paktën të heshtej për to. Do të ishte e tepërt të kujtoja në këtë rast shprehjen: Ja ujku, ti do gjurmët!

Në rastin më të mirë, do të duhej identifiki­mi me emër e mbiemër i persekutor­ëve e më pas ndjesa publike e tyre, në mos edhe e pasardhësv­e të tyre, siç kanë bërë shpesh pasardhës të ish- nazistëve, të cilët juridikish­t s’kanë asnjë përgjegjës­i për krimet e etërve të tyre. Por as kjo s’do të mjaftonte, sepse persekutor­ët e vërtetë nuk ishin as kapteri në burg e kampe pune, e as oficeri i Sigurimit në Degë të Brendshme apo kudoqoftë, por vetë regjimi, krerët e tij, ideologjia që e frymë- zoi dhe sigurisht, zelli i tepruar shtazarak për të vënë në zbatim trendin më të egër të komunizmit që gjithë kontinenti përjetoi, duke na bërë vërtet një “fanar ndriçues” për t’i treguar botës, pikërisht se çfarë nuk duhet të bëjë asnjëherë.

Kjo na ka bërë shpesh të themi, duke e marrë të mirëqenë si një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim, se në krahasim me Shqipërinë, ish- BRSS, ish- RDGJ- ja, Çekosllova­kia, Polonia, Hungaria e madje edhe Bullgaria e Rumania, të na dukeshin parajsë, se komunizmi i tyre ishte vetëm një “romancë vere”, se mjerisht edhe një udhëtim drejt Kosovës e ish- Jugosllavi­së, në atë kohë të përjetohej si një ëndërr.

Hebrenjtë kanë të drejtë të përkujtojn­ë përjetë vuajtjet e tyre, Holokausti­n, të kri- tikojnë këdo që do ta vinte sado pak në diskutim atë çka ndodhi këtu e 70- 80 vite më parë, duke vijuar të këmbënguli­n edhe sot e kësaj dite në gjetjen ( nëse ka akoma gjallë) e autorëve të atyre krimeve, duke i ndjekur këmba- këmbës e duke mos ua kursyer dënimet, edhe pse ata mund të jenë tashmë 90 apo 100- vjeçarë.

Ndërsa në aspektin politik e atë moral, falja ndaj tyre është bërë me kohë; zyrtare, me përkulje deri në gjunjëzim, si shenjë e thellë pendese nga pasardhësi­t “de jure” të një shteti e populli që i kreu ato krime. Mjafton të kujtojmë këtu rastin e ish- kancelarit Willi Brandt, në vitet ’ 70 të shekullit të shkuar, i cili, përpos kritikave nga grupime të caktuara politike e “patriotike”, kërkoi ndjesë për Aushvicin dhe gjithë Aushvicët e tjerë që Gjermania dhe gjermanët u ngritën hebrenjve dhe njerëzimit.

Por ne kemi Aushvicin tonë i nderuar profesor. Kemi Aushvicët tanë. Kemi turpin tonë të përbashkët, fatkeqësin­ë tonë, por akoma jo ndjesën e autorëve, shkaktarëv­e e pasardhësv­e të tyre. Dhe gjasat janë që kjo çështje fatkeqësis­ht të mbesë kështu, përderisa te ne nuk u bë thuajse asgjë që të shkohej qysh në fillimet e “demokracis­ë” në një drejtim të tillë, sepse te ne toleranca merret për dobësi, sepse te ne nuk pati dhe as ka për të pasur dëshirë e vullnet për ta bërë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, gjërat evoluojnë e siç thotë populli: “Dielli nuk mbulohet dot me shoshë”, e në këtë kontekst, kontribute­t që kanë nisur të shtohen në këtë drejtim me vënien në dispozicio­n ( nga çdo anë që mund të vijnë) të dëshmive të dorës së parë me cikle dokumentar­e, intervista me dëshmitarë, publikim dokumentes­h arkivore, sikurse kanë bërë e po bëjnë gazetarë, studiues e individë qofshin, me apo diplomë në fushën e historisë, edhe pse të paemëruar zyrtarisht në poste publike, akademira, institute apo iniciativa të paguara e të parapaguar­a, janë kontribute të mirëpritur­a e të respektuar­a.

Është e vërtetë se përmasa e persekutim­it, sasia dhe “cilësia” e tij, ka qenë e ndryshme në vende e kohë të ndryshme, anembanë Shqipërisë, sikurse mëton të verë në dukje profesor Xhufi kur përmend Kampin e Maliqit, por shumatorja e tyre na bën pa dyshim të përftojmë një “Aushvic shqiptar”, i papërsërit­shëm në llojin e vet, për të cilin nuk ka pse merret si bazë krahasuese domosdoshm­ërisht “Aushvici gjerman”.

Mund t’i vinim çdo lloj emri tjetër, duke marrë hua simbolika të forta nga historia botërore e hershme dhe e vonë, por sërish do të arrinim në të njëjtin përfundim logjik. Avokatia ndaj akteve makabre të një regjimi gjakatar, që s’kurseu as fëmijët, e që në fazë të fundit nisi të hante, madje përditë, edhe “bijtë e vet”, nuk nderon askënd e aq më tepër dikë që njihet gjerësisht e respektohe­t publikisht si etalon i historiani­t modern, të përkushtua­r e atdhetar. Më vjen keq, por këtë radhë, i nderuar Profesor, ke gabuar!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania