Panorama (Albania)

Vdes papritur në Tiranë 39- vjeçari, agjenti shqiptar i FBI

Hamdi Kosturi, 39 vjeç, pësoi infarkt në rezidencën diplomatik­e

-

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 39- vjeçare, agjenti shqiptar i FBI- së, Hamdi Kosturi.

Sipas miqve dhe të afërmve, Kosturi ka pësuar infarkt në rezidencën diplomatik­e ku po qëndronte në Tiranë, në zonën e Lundrës. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, mbrëmjen e datës 24 mars. Pas një vizite që ka bërë te daja i tij, ai është kthyer në vilën ku qëndronte dhe aty ka nisur të ndihet keq. Kosturi është gjetur në gjendje të rëndë nga një mik e koleg i tij dhe është transportu­ar me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë. Mjekët kanë thënë se kishte pësuar infarkt dhe për shkak se nuk ishte dërguar në kohë për t’iu dhënë ndihma mjekësore, nuk ka pasur më asnjë mundësi për të. Një javë para se të ndërronte jetë, Hamdi Kosturi u shfaq në media në krah të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliut, gjatë një konference për shtyp ku u njoftua për operacioni­n e suksesshëm “One if – By Land”, gjatë të cilit u goditën 7 grupe kriminale, që trafikonin klandestin­ë në SHBA, Kanada e Angli. Kosturi ishte i shoqëruar edhe nga kolegu i tij, me të cilin kishte kryer hetime intensive për goditjen e këtyre grupeve. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, tha gjatë konferencë­s së operacioni u realizua në koordinim me agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamen­tit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, njëri prej të cilëve ish- te 39- vjeçari Hamdi Kosturi. Më 25 mars u zhvillua ceremonia e varrimit në fshatin Borizanë të Fushë – Krujës, ku ishte edhe vendlindja e tij.

AGJENTI I FBI Hamdi Kosturi kishte emigruar për në Shtetet e Bash- kuara të Amerikës në vitet 1999- 2000 dhe mes përpjekjev­e të shumta arriti të merrte pasaportën amerikane. Më tej u pranua edhe në Byronë Federale të Hetimit, ku edhe vijonte të ishte agjent special. Ai ishte zhvendosur në Amerikë bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë, të cilët vijojnë të jenë rezidentë në Detroit. Një vit më parë i vdiq i ati. Ndërsa vëllai dhe e ëma jetonin atje, Kosturit herë pas here i duhej të udhëtonte drejt Shqipërisë, ku qëndronte me intervale të ndryshme kohore, në varësi të operacione­ve ku merrte pjesë si agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. ( Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ( DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamen­tit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS- së përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatik­e të ShBAve, diplomatëv­e të ShBA- ve dhe vizitat e personalit­eteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikim­it të vizave dhe pasaportav­e, kundër terrorizmi­t dhe kundër zbulimit brenda dhe jashtë vendit.

 ??  ??
 ??  ?? Hamdi Kosturi ( në rreth), agjenti shqiptar i FBI që vdiq në Tiranë, dy javë më parë gjatë konferencë­s për shtyp
Hamdi Kosturi ( në rreth), agjenti shqiptar i FBI që vdiq në Tiranë, dy javë më parë gjatë konferencë­s për shtyp
 ??  ?? Nëna dhe vëllai i Kosturit pas ceremonisë
Nëna dhe vëllai i Kosturit pas ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania