Panorama (Albania)

“Imuniteti politik për Tahirin, do ketë pasoja për vendin”

“Rama e ktheu Parlamenti­n në gjykatë politike për të penguar arrestimin e Tahirit, mbron pushtetin”

-

Partia Demokratik­e e akuzon ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se në bashkëpuni­m me disa drejtorë të Policisë në rrethe, ka qenë pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal.

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, iu referua përgjimeve të autoritete­ve italiane kur e akuzoi deputetin Tahiri për lidhje në biznesin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike me vëllezërit Habilaj dhe drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. “Nga përgjimet e autoritete­ve italiane, provohet se Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, drejtor i Policisë së Vlorës, i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturua­r kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë”, tha Alibeaj. Sipas deputetit demokrat, ishin pikërisht këto prova që lidhnin Tahirin me kanabizimi­n e vendit dhe kriminaliz­imin e Policisë, që nxitën Kryeminist­rin Rama ta kthente Kuvendin në gjykatë politike, për t’i ofruar mbrojtje ish- ministrit të tij. “Këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish- ministri i Brendshëm ka mbrojtjen politike të Kryeminist­rit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës dhe shumë të tjera, për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeminist­ri e ktheu Parlamenti­n në një gjykatë politike, duke mos lejuar drejtësinë të bëjë detyrën. Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish- ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët te kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminaliz­imit të Policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i Kryeminist­rit Rama”, theksoi deputeti i PD- së. PASOJAT Demokratët janë të bindur se kjo mbrojtje politike që Rama i ka dhënë ish- ministrit të Brendshëm, do të ketë kosto për vendin, kur pritet një përgjigje për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në BE. “Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë, që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësim­it”, deklaroi Alibeaj. Partia Demokratik­e publikoi disa ditë më parë dosjen e përgjimeve për Jaeld Çelën, drejtorin e Policisë së Vlorës, i cili, në bazë të përgjimeve të autoritete­ve të drejtësisë italiane, komunikon- te me vëllezërit Habilaj për të sinjalizua­r mbi kontrollet e Policisë dhe mundësinë e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit. Për çështjen “Tahiri”, Kuvendi ka ngritur edhe një komision hetimor me kërkesë të PD- së, ku do të merret edhe dëshmia e ish- ministrit të Brendshëm.

 ??  ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania