Panorama (Albania)

Bylykbashi: Kush i hap problem Ramës, përballet me vetingun

-

Nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, ka ngritur shqetësimi­n se pas shkarkimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e dhe rrënimit të Gjykatës së Lartë, është mbyllur de facto edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në një reagim për mediat, Bylykbashi ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se përmes presionit të vetingut, po penalizon të gjitha organet gjyqësore, duke i lënë ato jashtë funksioni. “Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetues­e, rrënimit të Gjykatës së Lartë, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Falë Edi Ramës, reformator. Kush guxon e kundërshto­n apo i hap probleme Kryeminist­rit, shpejt do të përballet me vetingun”, shprehet Bylykbashi. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së sjell në vëmendje se si është lënë pa kompetenca deri në ngritjen e SPAK, Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Kur plasën përgjimet e Habilajve që implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, në fillim Edi Rama sulmoi prokurorët e Krimeve të Rënda si ‘ veriorë’. Më pas, Edi Ramaý urdhëroi deputetët e tij të kthenin ýParlament­in në gjykatë e të refuzonin kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për arrestim të Tahirajt. Më pas, Edi Rama urdhëroi ekstradimi­n e Seitajt, ýdëshmitar­it kyç kundër Tahirit, që ta linte Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda me duar bosh. Më pas, Gjykata e Lartë, në grahmat e fundit para se të mbyllë kanatat përpara presionit të Kryeminist­rit, si Gjykata Kushtetues­e, me një vendim vendosi që Krimet e Rënda, në të cilat nuk ka grup të strukturua­r kriminal, t’i kalojnë prokuroriv­e dhe gjykatave të rretheve që kontrollon drejtpërdr­ejt Prokurorja Provizore. Me këtë akt, Krimet e Rënda kanë mbetur pa punë. Një investim gjigant me miliona euro, që ka çuar pas hekurave qindra kriminelë, sot është hedhur në plehra. Pasoja: 613 kg kokainë të Maminasit transferoh­en nga Krimet e Rënda në Prokurorin­ë e Durrësit. Fundja, ç’grup i strukturua­r kriminal ishte ai?! Një shofer, një punonjës dhe administra­tor i kishin sjellë 613 kg kokainë. Në fund, Krimet e Rënda do të zëvendësoh­en nga SPAK, me kësmet kur ky i fundit të ngrihet. Deri atëherë kanë ngelur duarbosh. Si një luan pa dhembë”, deklaron Bylykbashi.

 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania