Panorama (Albania)

Vetingu, gjyqtarja Vitore Tusha në seancë dëgjimore

-

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha, është subjekti i radhës që thirret për seancë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Disa ditë më parë, përfaqësue­sit e saj ligjorë tërhoqën dosjen nga KPK- ja dhe po përgatiten për mbrojtjen e saj në seancën e caktuar më 4 prill. Tusha është anëtarja e dytë e Kushtetues­es, që do të përballet me seancë dëgjimore, pas gjyqtarit Fatos Lulo. Burimet thonë se Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka gjetur disa mospërputh­je në deklaratat e pasurisë së Tushës, ashtu sikurse ka pikëpyetje edhe për integritet­in e saj profesiona­l. Disa kohë më parë, Tusha u përmend si një prej gjyqtarëve që Ambasada e SHBA- ve ua kishte ndaluar hyrjen në shtetin amerikan. Por gjyqtarja reagoi menjëherë duke e përgënjesh­truar lajmin. Kujtojmë se një javë më parë, KPK- ja ven- dosi që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Fatos Lulo. Ky i fundit nuk arriti dot që të justifikon­te pasurinë e tij. Megjithatë, beteja e tij ligjore nuk mbaron këtu, pasi gjyqtari, përmes avokatit të tij Ardian Visha, do ta apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Fatos Lulo ka deklaruar në ILDKPKI se ka një pasuri prej 92 milionë lekësh, 75 milionë prej të cilave deklaron se i ka fituar përpara se të emërohej gjyqtar. Avokati i tij, Ardian Visha, tha se KPK- ja përdori një standard shumë të ulët në rastin e Lulos, poshtë së cilit nuk mund të kalojë asnjë gjyqtar tjetër. “Për standardin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it është një stekë shumë e ulët, poshtë së cilës zor se mund ta kalojë njeri procesin e vetingut,” tha avokati Visha.

 ??  ?? Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania